FËMIU PALESTINEZ?

Vetëm jam dhe po qajë kot

kur askush s’po mi fshinë lot
më ndihmo i madhi Zot
se kështu s’durohet dot.

Para syshë prindërit mi vranë
me pasoja përjetë më lanë
dhe sa të afërm i kam përcjellë
sa plagë në zemër i kam mbjellë.
 
Në një shtëpi të rrënuar
jetoj kështu i vetmuar
me vite të tëra duke pritë
sytë tanë kur do shohin dritë.


Sabër fëmiu palestinez

se edhe për ty zbardhë mëngjes

se pas cdo mbrëmje zbardhë agim

pas vështirësive vjen lehtësimi.

Deri kur sabër do të bëjmë

edhe sa kohë do të durojmë?

ku i kemi vëllezërit tonë

në zemrat e tyre a ka iman?