Fëstëkët nuk rreshtin se na çudituri. Si fillim, pothuajse të gjithë e dinë se fëstëkët janë të pasur me proteina, fibra e vitamina dhe janë të mrekullueshme për kolesterolin.
Një studim i ri zbuloi veti të tjera të këtij fruti të thatë. Ai është gjithashtu antioksidues i mirë dhe një konsumim i përditshëm i tij mund të ulë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Kohët e fundit kërkuesit turq kanë zbuluar edhe një tjetër veçori. Sipas studimit të kohëve të fundit ky produkt qe bën mrekulli ka edhe të tjera veti më të fshehta. Është zbuluar se fëstëkët janë një ilaç mjaft i mirë për problemet e ereksionit tek meshkujt. Për këtë arsye, përgjatë disa javëve, burra që kishin probleme të tilla konsumuan çdo ditë nga 100gr fëstëkë. Rezultati: këta të fundit konstatuan një përmirësim të ndjeshëm të problemit të tyre.