Filadelfia djeg paratë e vjetra për energji elektrike

Qyteti më i madh në Pensilvani, Filadelfia, ka venduar që të ndryshojë sistemin e riciklimit të parave të vjetra dhe tani do t’i djegë ato në mënyrë që t’i përdorë për fitimin e energjisë elektrike.

Më parë Filadelfia ka qenë sikur shumë vende tjera të Amerikës, ku riciklonin paratë e vjetra të letrës, dhe vetëm gjashtë për qind e tyre mbetnin të paricikluara. Kjo i bie rreth 5 mijë tonë letër me vlerë e ricikluar për një vit.

“Në vend se të qëndrojë në deponi, kjo po sjell energji elektrike për banorët e Delaware Valley”, ka thënë një zyrtar i Bankës Federale të Filadelfias për “Wall Street Journal”, transmeton Koha.net.

Filadelfia s’është vendi i parë në Amerikë që ka nisë me djegien e parave të vjetra për të fituar energji elektrike. Vetëm Los Angelesi për një vit djeg rreth 500 tonë të letrave me vlerë për këtë destinacion.