Rtv Pendimi

FILLIM TË MBARË!

Si çdo shtator, edhe kësaj radhe pothuajse të gjithë jemi në”ethet” e fillimit të shkollës. Fëmijët, mbase, gëzohen ndërsa prindërit më shumë shqetësohen a po arrijnë që ata ti përgatisin dhe pajisin si duhet.
Këtë sfidë tredimensionale e përjeton deri në një masë e tërë shoqëria por barra më e madhe e përgjegjësisë bie mbi treshen: prind – fëmijë – mësues. Si prind, pres që mësimdhënësit të bëjnë më tepër për fëmijët tanë por, edhe mësimdhënësit kanë të drejtë kur prej neve kërkojnë më shumë kujdes për (fëmijët tanë) nxënësit e tyre. Ndërsa fëmijët me pafajësinë dhe dëlirësinë e tyre të pakontestueshme mbesin brumi që do të gatuhet mirë apo do të lihet të shkojë poshtë.
Uroj që të kemi më shumë vetëdije e përkushtim karshi kësaj përgjegjësie që me mund dhe angazhim të përbashkët të investojmë në të ardhmen e shoqërisë dhe fëmijëve tanë.
Lus Allahun që fëmijët ti ruaj prej çdo të keqe dhe rreziku, tu japë sukses e ti begatojë me të gjitha mirësitë.

Fillim të mbarë!

TË NGJAJSHME