Filloi mësimin Akademia e Hifzit

Filloi mësimin Akademia e Hifzit

Drejtoria Fetaro-Arsimore e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka nisur projektin e ri për mësimin e Kuranit përmendsh për fëmijë.

Në pritjen e organizuar për fëmijë, me rastin e regjistrimit të tyre në këtë akademi, qe i pranishëm edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili uroi dhe përgëzoi të gjithë nxënësit që kanë shprehur interesimin e tyre për t’u bërë pjesë e akademisë së hifzit, për ta mësuar përmendsh fjalën e Allahut. Ai para fëmijëve përmendi vlerën dhe rëndësinë që ka mësimi përmendsh i fjalës së Allahut.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka thënë se kjo iniciativë është një prioritet i radhës i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai tha se mësim-besimi në përgjithësi dhe mësimi përmendsh i Kuranit, hifzi, mbeten përkushtimi i vazhdueshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai përgëzoi të gjithë nxënësit për gatishmërinë e tyre për të qenë pjesëmarrës në këtë akademi.