Rtv Pendimi
Lajme

Fillojnë nëpërmjet video-konferencës seminaret e edukimit special të TIKA-s në Kosovë

Me mbështetje të Agjencisë Turke të Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA), në Kosovë u zhvillua sesioni i parë i seminareve të edukimit special nëpërmjet video-konferencës, raporton Anadolu Agency (AA).

Nën këshillimin e Prof. Dr. Binyamin Birkan, ligjërues në Universitetin Biruni, Drejtor i Edukimit në Fondacionin SOBE dhe Koordinator Akademik në Fondacionin e Autizmit Anadolu, filloi seminari i edukimit special nëpërmjet video-konferencës për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Tema e parë e seminareve ishte “Përdorimi i tabelës së aktiviteteve gjatë mësimit të aftësive për lojë të pavarur te fëmijët me autizëm”.

Prof. Dr. Birkan, në deklaratën për AA tha se fëmijët me pamjatueshmëri zhvillimore gjatë periudhës së pandemisë nuk mund të përfitojnë mjaft nga shërbimet e arsimit në distancë, duke theksuar se si ekspertë punojnë për zhvillimin e modeleve të ndryshme.

Ai tha se familjet luajnë rolin më të madh që fëmijët të marrin edukim gjatë procesit të pandemisë.

“Familjet në këtë periudhë kanë nevojë për udhërrëfyes. Ekspertëve që do t’i edukojnë familjet i mbështesim nëpërmjet këtyre seminarëve. Programi i edukimit që po zhvillojmë në Kosovë përbëhet prej katër javëve. Çdo javë do të trajtojmë dy tema”, u shpreh ai.

Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran, nga ana e tij potencoi se TIKA në shumë shtete të Ballkanit organizon shumë projekte në lidhje me edukimin special dhe parashkollor.

Ai tha se që nga viti 2017 organizojnë projekte në sferën e edukimit special.

“Procesi filloi pasi me zyrtarët e Komunës së Prishtinës vizituam Fondacionin SOBE, i cili vijoi me programe edukimi. Vazhdojnë punimet për ndërtimin dhe zhvillimin e kapacitetit të ekspertëve të Qendrës së Rehabilitimit Special që do të zbatohet në bashkëpunim mes TIKA-s dhe Komunës së Prishtinës”, tha Ceran.

Seminaret, nga të cilat mund të përfitojnë mësuesit parashkollorë, psikologët, pedagogët, terapistët dhe logopedët, si dhe ata që studiojnë në këto fusha, do të vazhdojë për një muaj.

Të ngjajshme

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet të mërkurën

Kushtrim Guraj

Turqia u bën thirrje të rinjve të suksesshëm të vazhdojnë arsimimin në vend

Kushtrim Guraj

Turqia hap një spital tjetër të urgjencave në Stamboll

Kushtrim Guraj

Thaçi: Është hapur rruga për krijimin e qeverisë së re

Kushtrim Guraj

Qeveria e Kosovës shton masa të reja të reciprocitetit tregtar me Serbinë

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU