Rtv Pendimi
Lajme

Fillojnë punimet për rehabilitimin e aeroportit të Kukësit

Kanë filluar punimet për projektin e rehabilitimit të aeroportit të Kukësit, ku në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveritar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Punimet për ndërtimin e plotë dhe rehabilitimin e aeroportit të Kukësit parashikojnë ndërhyrjet për zgjerimin e pistës në krahun verior me rreth 500 metra, një terminal të ri, si dhe një kullë të re.

Kryeministri Rama është shprehur se menjëherë pas përfundimit të këtij projekti do të krijohet dhe certifikohet operatori i specializuar i aeroportit, me ndihmën e partnerëve evropianë, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë së Shqipërisë.

Ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, është shprehur se “Është vendosur që të gjitha ndërtesat ekzistuese do të shemben për të ndërtuar një terminal të ri modern dhe me efikasitet të plotë. Shtimi i pistës do jetë kryesorja, pasi duhet të shtohet me disa qindra metra.”

Kujtojmë se këtë vit Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi kontratën e koncesionit për “Rehabilitimin, operimin dhe transferimin e aeroportit të Kukësit”.

Ndërtimi i këtij aeroporti filloi më 10 maj 2003 dhe përfundoi më 31 tetor 2005. Pas përfundimit të ndërtimit, në vitin 2016 u instaluan pajisjet e navigimit. Më 7 qershor 2006, aeroporti i Kukësit u transferua nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Shqipërisë.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, kapaciteti i projektuar është rreth 1 milion pasagjerë në vit, ndërsa synohet që përmes çmimeve të ulëta, ky aeroport të shërbejë si pikë referimi në funksion të lëvizjes rajonale të udhëtarëve, veçanërisht atyre nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Të ngjajshme

Kosova është njohur nga Xhamajka

Kushtrim Guraj

Kinë, mbi 2 mijë persona të vdekur nga koronavirusi

Urim Isma

Tragjedia në Gjilan, sot përfundon obduksioni i pesë viktimave të familjes Bllaca

Urim Isma

Çmimet e konsumit në Kosovë prej 2002-s janë rritur 35 për qind

Urim Isma

Tronditëse – Policja në Gjilan vret katër anëtarët e familjes dhe veten

Kushtrim Guraj

Delegacionet turke dhe ruse fillojnë në ditën e dytë bisedimet për Idlibin

Urim Isma

Ndahen mbi 1.15 miliard euro për rindërtimin e Shqipërisë nga tërmeti, Rama falënderon duke cituar Kuranin dhe Biblën

Urim Isma

Vuçiq: Kemi humbur rastin për kompromis me Prishtinën, do të paguajmë çmimin për këtë

Urim Isma

Mbi 148 mijë vetura të paregjistruara në Kosovë sfidojnë Kartonin e Gjelbër

Urim Isma