Fillon agjërimin e Ramazanit si jomusliman dhe përfundon atë si musliman

Prej mirësive të mëdha që ka agjërimi është dhe zbutja e zemrave të njerëzve dhe qenja realist ndaj të vërtetës. Historia e Angjelos e vërteton këtë më së miri, një 28-vjeçar italian por që jeton në Gjermani qe shumë vite. Për muajin e Ramazanit kishte ndëgjuar shpesh Angjelo Di Matia, kjo ngase kishte shoqëri nga komuniteti musliman posaçërisht ai turkë, por që fatëkeqësisht shumica nga ta nuk e praktikonin këtë shtyllë të Islamit.

Takimi në Picerin e tij me vëllaun tonë Ibrahim Memedi, nga xhemati i Xhamis shqiptare të qytetit të Karlsruhes bëri që Angjelo të bindet në atë se në Komunitetin Mysliman kishte prej atyre që ishin me emer dhe atyre që e praktikonin Islamin0.Këtë diversitet e vëren Angjelo, por që tani pasi ishte takuar me një praktikues të Islamit fillon të bindet në udhëzimet e mira që ofronte Islami për jetën dhe bindjen e fortë që kishte një praktikues ndaj urdhërave të Zotit. Bisedat ne mes Angjelos, Ibrahimit dhe shoqëris tjetër silleshin vazhdimisht rrethë Islamin. Pasi edhe ishte afër muaji i Agjerimit dhe kishte kuptuar urdhërin që i kishte ardhur muslimanëve në Kur’an që të agjërojnë, vendos edhe Angjelo të agjëroj përkundër asaj që ndëgjonte nga shume muslimanë me emër se ishte e pamundur agjerimi në këtë stinë të verës. Siç thotë dhe vet ai: „Ishte dëshira e madhe në njëren anë ta kuptoj ndjenjen e atyre muslimanëve praktikues që agjërojnë dhe në anën tjetër vertetimi i fjalës së pjesës tjetër të shoqëris myslimane se agjërimi është i mundimshëm“.

Sigurisht se ajo që filloj të vërejë menjëherë Angjelo ishin fjalët që i ishin thënë atij për mundimet e mëdha te Ramazanit, cka edhe nuk ishte e vërtet.
Edhe pse i krishter por i sinqertë dhe me vullnet të hekurt për të kërkuar të vërtetën vendos Angjelo të filloj me leximin e Kur’anit. Ishte thirrja që Zoti i Madhërishëm i bën të gjithë njerëzve ne Suren En-Nas ajo që e bëri Agjelon ti përgjigjet kësaj thirrje. Kështu që diten e Premte, me daten 03.08.2012, pas namazit të Teravive në prezencen e hoxhës Muhamet Havolli dhe Xhematit vendos ta pranoj Islamin duke e thënë Shahadetin. Tanimë pasi që kuptoj obligimet themelore Islame, Angjelo nuk u ndal vetem me Shahadetin, por nuk kaluan as 10 ditë dhe mësoj formen e Namazit si dhe atë që obligohet të thotë besimtari në namaze. Angjelo kishte kuptuar edhe rëndësin e davetit që fatëkeqësisht nga shumë besimtarë musliman që me vite falen është lënë anash dhe më të shkuar tek shtëpia fillon thirrjen Islame dhe atë me vëllaun e tij. Bereqeti i Zotit bëri që vetëm pas pak ditësh, me datën 12.08.2012, pas namazit të teravive në një bisedë të gjatë me Enzon(vellaun e Angjelos) pranon Islamin dhe ai. Sa të madhërishme janë ibadetet e Zotit dhe sa të bukur e kanë fillimin dhe mesin e tyre, mirëpo përfundimi i tyre është padyshim i pakrahasueshem dhe mahnitës në ndikimin dhe shpërblimin që përmban. Ne lusim All-llahun e Madhëruar, që vëllezërit e ri musliman, ti forcoj në fenë e Tij dhe ti udhëzoj vazhdimisht gjatë jetës së tyre në të mirë.

Me: 13.08.2012
Xhamia Shqiptare
Karlsruhe, Gjermani.