Rtv Pendimi
Lajme

Fillon Haxhi në Mekë me numër shumë të vogël të besimtarëve

Pelegrinazhi vjetor i Haxhit që kryhet nga shumë myslimanë nga e gjithë bota po fillon në Arabinë Saudite, por me një numër të avogëluar në mënyrë dramatike për shkak të koronavirusit.

Vizitorëve ndërkombëtarë u është ndaluar të bëjnë udhëtimin për në Mekë, duke u përpjekur që të frenohet pandemia.

Kësaj radhe priten vetëm 10,000 pelegrinë, në krahasim me rreth dy milionë që shkojnë zakonisht.

Shumica dërrmuese e besimtarëve shkojnë në Mekë dhe Medine zakonisht nga jashtë Arabisë Saudite, por këtë vit të vetmit të huaj që lejohen të marrin pjesë janë ata që banojnë në mbretëri.

Ata që e filluan kryerjen e Haxhit iu nënshtruan kontrolleve për temperaturë dhe testeve të koronavirusit, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Adhuruesit gjithashtu do të duhet të qëndrojnë në karantinë para dhe pas Haxhit. Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në çdo kohë.

Ministri për Çështjet e Pelegrinazhit Mohamed Saleh Binten tha se pelegrinët janë karantinuar në shtëpitë e tyre dhe gjithashtu katër ditë kanë qëndruar në karantinë në hotelet në Mekë.

nMbretëria ka regjistruar më shumë se 270,000 raste me afro 3,000 vdekje, një nga përhapja më e madhe e pandemisë në Lindjen e Mesme.

Të ngjajshme

Takim Kosovë-Serbi në Washington më 2 shtator

Kushtrim Guraj

Erdoğan diskuton zhvillimet në Mesdheun Lindor me kreun e Këshillit Evropian

Kushtrim Guraj

Ministri Selimi takon ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar

Kushtrim Guraj

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kancelaren Merkel

Kushtrim Guraj

Turqia do t’i rihapë shkollat më 21 shtator

Kushtrim Guraj

Kosovë, prezantohet fushata “Së bashku kundër COVID-19”

Kushtrim Guraj

BE mbështetje financiare për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Kushtrim Guraj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës falënderon ambasadorin turk për ndihmat kundër COVID-19

Kushtrim Guraj

Nga shpërthimi në Portin e Bejrutit janë dëmtuar 8.000 ndërtesa

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU