Rtv Pendimi
Lajme

Fillon para-regjistrimi për garën e karikaturave të Kudsit

Nga dje ka filluar para-regjistrimi për një garë ndërkombëtare të karikaturës për të rritur ndërgjegjësimin mbi Kudsin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Unionit të Karikaturistëve Botëror (UWC), karikatura do të prek një grup të gjerë temash nga të drejtat e njeriut, drejtësia, liria, kultura në përgjegjësinë sociale.

Organizatorët theksuan se qëllimi kryesor i garës është ngritja e vetëdijes për qytetin e Kudsit që mbetet nën pushtimin izraelit që nga viti 1967.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit shumëvjeçar të Lindjes së Mesme, me palestinezët që shpresojnë se Kudsi Lindor përfundimisht mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez.

Gara po ashtu synon të mobilizojë protestat nërkombëtare mbi “politikat diskriminuese që shteti i pushtuar në mënyrë sistematike imponon ndaj 400 mijë muslimanëve që jetojnë në Kuds dhe kufizimin e lirisë së adhurimit që ata kryejnë në xhaminë Al-Aksa”.

Juria përbëhet nga ekspertë nga Turqia, Indonezia, Rumania, Maroku, Irani dhe Siria.

Gara është e hapir për karikaturistë profesionistë dhe amatorë të të gjitha vendeve, ndërsa tetë fitues do të marrin çmime në të holla. Karikaturat do të shfaqen në fund të këtij viti në një ceremoni të ndarjes së çmimeve në Stamboll.

Bashkia Eyup në Stamboll po ashtu mbështet organizatorët në organizimin e garës.

Të ngjajshme

COVID-19, Turqia punon për paketën gjithëpërfshirëse “mburoja e punësimit”

Kushtrim Guraj

Ushtria e Libisë nis operacion të ri për çlirimin e Sirtes dhe bazës ajrore Al-Jufra

Kushtrim Guraj

Siri, bie dëshmor një ushtar turk në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, shqiptari kujdeset për serben e moshuar, banoren e vetme në fshatin e braktisur

Kushtrim Guraj

“Turqia nuk do t’i braktisë vëllezërit libianë në mëshirën e puçistëve”

Kushtrim Guraj

Ushtria e Libisë çliron Tripolin, niset drejt qytetit Tarhuna

Kushtrim Guraj

Avdullah Hoti merr detyrën si kryeministër i Kosovës

Kushtrim Guraj

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU