Rtv Pendimi
Lajme

Fitër Bajrami i nënës që ka mbetur në mëshirë të fatit (Video)

Festa e Fitër Bajramit gjeti disa familje kosovare me sofrën e zbrazët.

Valdete Dema është një nënë e re e cila rrit e vetme djalin 10 vjeçar të sëmurë nga epilepsia.

“Nënë, te axha kishin torte. Po djali im, a të kamë thënë që edhe ne do t’i blejmë. Dhe kështu na shkon dita, i blejmë sot e i blejmë nesër”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Valdete Dema bisedën me djalin e saj të sëmurë.

Përveç mungesës së ushqimit e veshmbathjeve, kjo nënë rrezikon të mbetet pa kulm mbi kokë.

“Jam këtu nga viti 2015, dhe deri më tani nuk kam paguar qera. Por tani pronari më ka thënë me dalë, dhe nuk më kanë mbetur as dy muaj. I jam falënderuese atij që deri tani asnjëherë nuk erdhi te dera”, shprehet nëna, përcjell Telegrafi.

Pa përkrahje të familjes e të institucioneve, Valdete Dema tregon të vetmen zgjidhje që e ka në kokë.

“Veç me marrë djalin e me dërgua në jetimore, dhe me i thënë vetes nuk po mundem ma me jetua, dhe njëherë e mirë me zgjidh problemin e vetes dhe së paku e di që djali rritet në jetimore”.

Një kulm mbi kokë i sigurt dhe një përkrahje e sado e vogël financiare, do të rriste shpresën për jetë, të kësaj nëne të pashpresë. /Telegrafi/

https://youtu.be/Nh3GQwnrJBg

Të ngjajshme

Gjenden 39 kufoma brenda një kamioni në Britaninë e Madhe

Urim Isma

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Urim Isma

Shqiptarët më dembelët e Evropës, 80 për qind nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

Urim Isma

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Urim Isma

Erdoğan: Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri

Urim Isma

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Urim Isma

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura

Urim Isma

Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Urim Isma

Vuçiq: Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, Beogradi nuk e sheh Kosovën me dylbi ushtarake

Urim Isma