Një i ri kaloi përreth një të varfrit, lypës, dhe u ndal pran tij që t’i jep diçka nga të hollat. Mirëpo, kur e vëndoi dorën në xhepat e tij … e vërejti se e ka harruar kuletën në shtëpi!
Nga kjo gjendje u turpërua dhe i kërkoi falje të varfrit duke i thënë: Kërkoj falje, o prindi im!! E harrova kuletën në shtëpi dhe me lejen e Allahut kur të kthehem do t’i marr të hollat me vete dhe do të vijë tek ti.
Njeriu i varfër ia kthehu: Më fal, o biri im! Ti më dhurove më shumë se të gjithë!!
I riu u habit! Mirëpo, o prindi im, unë nuk të dhashë asgjë!!
I varfri i tha: Ti kur më kërkove falje, mu drejtove me fjalën, o prindi im!!
Këtë fjalë nuk e kam dëgjuar nga askush! Kjo fjalë te unë është më e larta dhe është më e shtrenjta.
“Fjala e mirë është sadaka”.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU