Nё ditёt e sodit tё flasёsh pёr kёtё tem ёshtё njё realitet i kohёs,ku nё çdo cep tё botёs gjenё shumё njerёz qё i hedhin fjalёt si shigjeta pa menduar fare pёr pasojat e goditjes.
Sot,njerёzia tek njerёzit pothuajse nuk ekziston,edukata familjare nga vegjёlia mungon,respekti ndaj tё moshuarve fare nuk ekziston,rinia diplomonё,por dituri aspak nuk fitonё. Kjo nuk do tё ndryshoj derisa dominon interesi dhe korupsioni nё zemrat tona edhe premtimet boshe nuk ndalojnё.
Pёr ta ndryshuar kёtё realitet tё kohёs arritja deri tek suksesi nuk duhet tё jet pikësynimi ynë por ajo duhet të jetë pikë-fillimi ynë.
Ne nuk duhet ta mendojmё tё kaluarёn sepse çka ka shkuar ka kaluar,çka ka kaluar edhe ka vdekur. Ta lëmë të nesërmen derisa të vijë, mos të preokupohemi me të nesërmen sepse nëse ne e rregullojmë të sotmen e kemi rregulluar edhe të nesërmen.
Nuk duhet shoqërohemi me ata që kanë urrejtje,smire dhe inat ndaj të tjerëve sepse ata janë vrasësit e shpirtit dhe bartësit e pikëllimit përgjithmon.
Ne duhet ditur se ata që na përgojojnë, na kan dhuruar nga mirësitë e tyre, na kan fshirë nga mëkatet tona, na kan bërë të njohur, andaj kjo është mirësi për ne.
Sharja e armiqve dhe fyerja e ziliqarëve ndaj nesh tregojnë vlerën ton sepse kjo do të thotë se ne jemi bërë dikush, jemi bërë njerëz të rëndësishëm.
Ne nuk duhet shqetësuar nëse na vijnë shigjetat vdekjeprurëse pas shpine nga ndonjë nga njerëzit më të afërm ndaj zemrës ton sepse me siguri do ta gjejmë dikën që do t’na i heqë shigjetat dhe do t’na kthejnë jetën dhe lumturinë.
Të buzëqeshemi në fytyrat e njerëzve sepse kështu e përfitojmë miqësinë e tyre, të bëhemi të butë në të folur sepse kështu e fitojmë dashurin e tyre, të bëhemi të thjeshtë para tyre sepse kështu ne lartësohemi.
Nuk duhet tepruar as në dashuri e as në urrejtje sepse mund të ndodh që miku të bëhet armik e armiku mik.
Ne duhet të bëhemi një shoqëri që studijojmë për të marr dituri,edukohemi për të respektuar dhe fjalët si shigjeta të mos i gjuajmë pa menduar por ti mendojmë mirë se nga ato shigjeta sa zemra të sinqerta mund tëgodasim dhe papritmas ti vrasim.
Ne nuk duhet të jemi neglizhent dhe të bëhemi injorant,por ta vazhdojmë jetën pavarësisht asaj se qeshemi apo qajmë,rrëzohemi apo vazhdojmë tutje,andaj nuk duhet të ndalemi e ta ngarkojmë veten me shqetësime prej të cilave nuk kemi dobi përkundrazi të vazhdojmë rrugën drejtë qëllimeve tona.
Shkruar nga: Xhemshit Jusufi