Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Mirësjellja - Edukata fetare Probleme shpirtërore & shoqërore

FJALË NGA THESARET E DYNJASË (1)

  1. Fillimi më i mirë i ditës është falja e namazit të sabahut në kohën e vet!
  2. “Kush e do dynjanë le të kapet për Kuranin, kush e do ahiretin le të kapet për Kuranin, e kush i do ato dyja së bashku, dynjanë dhe ahiretin, le të kapet për Kuranin!” (Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë)
  3. Të flasësh fjalë të mira është gjë e bukur, por vepra e mirë është shumë herë më e bukur!
  4. Të gjithë mendojnë në ndryshimin e botës, mirëpo asnjëri nga ta nuk mendon në ndryshimin e vetes!
  5. E pyeta:

– Pse nuk po falesh?

U përgjigj:

  • Lute Allahun për mua të më udhëzojë!

I thashë:

– Atëherë mos shko edhe në punë!

Më tha:

– Pse?!

U përgjigja:

– Sepse do ta lus Allahun të ta japë riskun!

  1. Lidhja më e sinqertë, më e prerë, më e bukur mes dy zemrave është lutja!
  2. Ndoshta me padrejtësi mund të posedosh çdo gjë, mirëpo me një lutje të të dëmtuarit e humb çdo gjë!
  3. Çdo gjë ecën dhe vazhdon, nëse nisma e saj ka pasur nijet të sinqertë!
  4. Hudhra nuk e humb erën e saj, edhe nëse lahet me ujë nga trëndafili!
  5. Vështirë është të mundet një person, të cilin as dëshpërimi nuk e mundi nga brendësia e tij!
  6. Ji besnik në premtimin tënd dhe mos i premto askujt, nëse nuk je në gjendje ta realizosh premtimin, se tjetri i ndërton ëndrrat duke u bazuar në premtimin tënd!
  7. Kur e kalon kohën me një shok të afërt që e ke, në vete e ndien se kalon shkëlqyeshëm, edhe nëse tërë kohën të dy rrini të heshtur!
  8. Çudi me atë mysliman që fle për namazin e sabahut dhe më vonë zgjohet të shkojë në punë, shkon për risk dhe e harron Furnizuesin!
  9. “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?” Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz.”[1]
  10. Dy sure në Kuran kanë filluar me fjalën “mjerë”:

“Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje).”[2]

“Mjerë për çdo përqeshës – shpifës.”[3]

E para për pasuritë e njerëzve, kurse e dyta për nderin e njerëzve. Prandaj, kujdes dhe mos iu afro atyre!

  1. Sa shumë mjete komunikimi dhe sa pak të interesuar për komunikim!
  2. Çfarëdo që bëjnë të tjerët, ti vazhdo në të vepruarit e asaj që është e drejtë dhe në mbjelljen e farave të dashurisë dhe mirësisë!
  3. 90% të personalitetit të burrit mund ta njohësh nga njohja e sjelljes së tij me nënën e vet!
  4. Në këtë botë nuk ka jastëk më të butë, sesa ndërgjegjja e pastër!
  5. Gjatë zemërimit, fjalimi yt ka mundësi të jetë i saktë, mirëpo me metodë të gabuar!
  6. Gjërat me vlerë nuk përsëriten nga dy herë, për këtë arsye ne nuk e posedojmë, përveçse një nënë!
  7. Kur pema në vete nuk bart fryte, atëherë degët e saj i ngriten lart, kështu është edhe gjendja e budallait, ai veten vazhdimisht e mendon më të mirë sesa të tjerët!
  8. Mos u zemëro, fillimi i zemërimit është çmenduri, kurse fundi i tij keqardhje!
  9. Dy gjëra e përcaktojnë personalitetin tënd: Durimi, atëherë kur nuk posedon gjë dhe sjellja jote, atëherë kur posedon çdo gjë!
  10. Kurani është sikurse shoku. Sa më shumë që zgjat shoqëria, aq më shumë ia njeh fshehtësitë. Shoku nuk ia tregon fshehtësitë atij që e shoqëron disa çaste, e pastaj ikën!
  11. Çuditem me çështjen e koprracëve, e jetojnë jetën e të varfërve, dhe në ahiret llogariten me llogarinë e të pasurve!
  12. Mos tento të jesh njeri që nuk gabon, po bëhu njeri, i cili mëson nga gabimet e veta!
  13. Njeriu kur e arrin ndonjë sukses thotë se e bëra dhe e bëra, kurse kur dështon thotë se ishte caktim dhe hesht.
  14. Njeriut mund t’i mësosh çdo gjë, përveçse ndjenjave!
  15. Çdo person brenda zemrës së tij fsheh diçka që nuk mundet ta shqiptojë e as ta harrojë!
  16. Një ditë nga jeta jote që të kalon pa mësuar në të diçka të re, është ditë e humbur!
  17. Të nesërmen do ta dish vlerën e atyre që ishin me ty dje, koha është ajo që gjërave të bukura ua jep vlerën e tyre!
  18. Në zemrën e çdo njeriu ka tregim që nuk është rrëfyer dhe nuk do të rrëfehet!
  19. Respekti fitohet dhe ai nuk kërkohet!
  20. Kafeja jote ftohet nëse e anashkalon atë, po si është gjendja e atij që e do, kur e anashkalon?!
  21. Ndoshta largimi është i dhembshëm, mirëpo është më i mirë sesa afërsia pa respekt!
  22. Mos i beso atij që nuk falet, sepse ai do të të braktisë ashtu si e braktisi Zotin e vet!
  23. Ikja e besimit është më e rëndë sesa vetë ikja e personave!
  24. Mosha e tyre u rritet me numra dhe mendjet e tyre u zvogëlohen me situata! Realiteti i disa njerëzve!
  25. Ka njeri që e respekton, sepse është i respektuar dhe ka njeri që e respekton, sepse ti je i respektuar!
  26. Të gjithë po thonë: Vetja ime, vetja ime…! Mendova se kjo do të jetë gjendja jonë vetëm Ditën e Kiametit!
  27. Ka mundësi të ndihemi të vetëm, edhe pse përreth nesh ulen shumë njerëz dhe ka mundësi të ndihemi në shoqëri me prezencën e vetëm një personi, çështja nuk ndërlidhet me numrin e atyre që na rrethojnë, por me zemrën e atij që e kemi pranë nesh!
  28. Ai që të braktis në fillim të rrugës, e vjedh nga ti gëzimin, ai që të braktis në mes të rrugës, e vjedh nga ti besimin dhe ai që të braktis në fund të rrugës, e vjedh nga ti jetën.
  29. Jo çdonjëri që shkruan për dashurinë është i dashuruar, i burgosuri, shumicën e shkrimeve të tij i shkruan për lirinë!
  30. Goditja e armikut të forcon, goditja e shokut të thyen, goditja e të dashurit të vret!
  31. Ne jetën e lexojmë në mënyrë të gabuar, e pastaj themi se ajo po na tradhton!
  32. Nëse nuk mund t’u ndihmosh të tjerëve, së paku mos i dëmto!
  33. Jeta më mësoi që mos ta pyes gënjeshtarin se pse gënjeve, se ai patjetër do të më përgjigjet me një gënjeshtër tjetër!
  34. Nganjëherë mundësinë e vetme që e kemi për të vepruar para gjërave që i duam, është pritja dhe zakonisht pritja është pjesa më e rëndë!
  35. Disa njerëz me prezencën e tyre e zbukurojnë vendin, kurse disa të tjerë e zbukurojnë atë me ikjen e tyre!
  36. Shumë rëndë është të jesh i qartë dhe i dashur në të njëjtën kohë!
  37. Mos u zemëro kur të gris ai që nuk di mirë të të lexojë, sepse ti je ai që doje të jesh për të libër i hapur!
  38. Dy gjëra e dëmtojnë njeriun: Preokupimi me të kaluarën dhe preokupimi me të tjerët!
  39. Të lexosh një libër me vëmendje disa herë është më mirë sesa t’i lexosh kalimthi shumë libra!
  40. Nganjëherë po detyrohemi t’ua kthejmë shpinën disave, jo nga mendjemadhësia e as nga dobësia, po si ceket me një shembull: Ilaçi i injorantit është të injoruarit e tij!
  41. Kur një njeri ta dhuron çelësin e zemrës së tij, përkujdesu që mos ta humbësh atë, nëse e humb nuk do të gjesh më kopje tjetër të tij!
  42. Çdo ditë e re është mundësi e re nga Allahu për t’i korrigjuar gabimet e së djeshmes!
  43. Veprat flasin me zë më të lartë sesa fjalët!
  44. Mos ndiej keqardhje për moralin e mirë, edhe nëse njerëzit sillen keq me ty!
  45. Lexo më shumë, sheh më shumë!
  46. Kush përkujdeset t’i kënaqë të gjithë, e humb vetveten!
  47. Bukuri nuk është të posedosh fytyrë të bukur, po të posedosh mendje të mirë, zemër të mirë dhe nga të gjitha ajo më kryesorja, shpirt të mirë!
  48. Ji krenar me fenë tënde kudo që je, ti së pari je thirrës me veprën tënde para fjalës sate!
  49. Njeriu hulumton pas lumturisë dhe nuk e heton se ajo e thërret pesë herë në ditë –NAMAZI!
  50. Ngurtësia e zemrës është të qash nga muzika dhe mos të qash nga Kurani!
  51. Po të shikonin në sytë tanë para se të iknin, do të vërenin se na i vodhën të gjitha ëndrrat tona!
  52. E mira e pikëllimit është se askush nuk ta ka zili për të!
  53. Në fillim të gjithë janë të mrekullueshëm, në mes ndryshojnë, kurse në fund ata janë të tjerë!
  54. Mëshira as që blihet e as që shitet, por ajo qëndron në thellësinë e zemrave!
  55. Lexoje Kuranin sipas sasisë së lumturisë që e do!
  56. Nuk krahasohet jeta me kohëzgjatjen e saj, po me masën dhe me thellësinë e ndikimit që e lë në të!
  57.  Vlerën e njeriut nuk e përcakton ajo që e posedon, po ajo që e jep. Dielli e posedon zjarrin, mirëpo ai e mbush kozmosin me dritë!

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu

[1] (El-Mudethir: 42-43)

[2] (El-Mutafifin: 1)

[3] (El-Humeze: 1)

Të ngjajshme

MOSTËR NGA TË DREJTAT E MUSLIMANIT NDAJ MUSLIMANIT

Irfan Jahiu

MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI QË E MËSON KUR’ANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE

Irfan Jahiu

ZILIA DHE DËMI I SAJ

Irfan Jahiu

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

Irfan Jahiu

TË DREJTAT E RRUGËS DHE ETIKA E SAJ

Irfan Jahiu

SHKAQET E RISKUT

Irfan Jahiu

QARTËSIMI I SHKAQEVE TË LUMTURISË

Irfan Jahiu

LUMTURIA

Irfan Jahiu

DHEMBJA

Irfan Jahiu