11188423_1587032954899970_2419763335839283227_n-2z20qa8h2vsf7gbsxcsphc-768x380

FJALË QË NUK I THUHEN BURRIT ASNJËHERË

Nganjëherë shqiptojmë fjalë pa ndonjë qëllim të veçantë dhe nuk u kushtojmë fare rëndësi, por ato e vrasin tjetrin në ndjenja dhe shkaktojnë probleme. Kur e shohim gabimin, ndjejmë keqardhje dhe shpresojmë që koha të kthehet e ta përmirësojmë atë gabim, mirëpo edhe përskaj asaj se ndjejmë keqardhje, s’kemi mundësi të kthehemi e ta përmirësojmë dhembjen që e shkaktuan ato fjalë. Prandaj gruaja duhet të jetë e mençur dhe e kujdesshme që mos t’ia përmend burrit të saj ato fjalë që e irritojnë dhe e nxisin ta bën atë që nuk duhet ta bën!

  1. Dua divorc

Një ndër gabimet më të mëdha që bie në to gruaja është kur i thotë burrit të saj se, dua divorc! Fjala divorc duhet të jetë jashtë fjalorit tënd dhe konsideroje se është opsion i fundit në jetën tënde bashkëshortore madje opsion që s’ekziston. Përmendja e divorcit e lëndon burrin dhe martesën tënde. Paramendoje veten në vendin e tij kur ti dëgjosh ato fjalë.

  1. I fejuari im i mëparshëm ishte dhe ishte

Nëse gruaja ka qenë e fejuar më herët nuk duhet t’ia përmend burrit të fejuarin e mëparshëm të saj apo edhe burrin që është ndarë nga ai, nëse ka qenë e martuar më herët. Madje s’ka nevojë as emri t’i përmendet. Mos ia përmend burrit tënd se ai sillej më mirë me ty dhe se dallohej me diçka më të mirë se ai. Shprehjet e tilla e lëndojnë thellë dhe mos harro se partneri yt nuk pranon asnjëherë dhe assesi krahasim me dikë tjetër.

  1. Ti je si prindi yt plotësisht

Mos i thuaj burrit tënd se është si prindi i vet, asnjëherë. Kjo do ta demoralizojë shpirtërisht dhe do ta bëjë që ta humb vetëbesimin. Kjo poashtu është nënçmim për prindin e vet dhe ofendim për të. Largoju nga të folurit negativ për familjen e tij. Mundohu që të bëhesh urë lidhëse për hajr dhe mirësi mes tij dhe familjes së tij.

4 Të lutem largohu nga unë

Gjatë mosmarrëveshjeve mos i thuaj të largohet nga ti, sepse kjo do ta vështirësojë situatën edhe më tepër. Lajmëroje për gabimin e jo që të largohet nga ti. Lajmëroje për atë që ti e do dhe për atë se ai ku e ka gabim që ta dijë edhe ai gabimin e tij, nëse ka gabuar dhe mos e mbyll mosmarrëveshjen vetëm se me akuza.

  1. Mos ia shpreh pakënaqësinë tënde nga lidhja e juaj e ngrohët

Përkundrazi, ti ripërtërije romantikën në jetën tuaj bashkëshortore dhe paraqite dashurinë tënde ndaj tij që me të t’ia shtosh vetëbesimin dhe në të ardhmen të përmirësohet vet.

  1. Ndryshoje punën apo profesionin tënd

Mos ia thuaj këto fjalë nëse nuk ka nevojë për to, sepse ai do të ndjehet i mangët dhe do të fitojë përshtypjen se e sulmon dhe se atë që e bën ai për ty nuk të mjafton. Në vend të këtyre fjalëve mendo mirë se pse dëshiron që ai ta ndërrojë vendin e punës? Për shkak se është larg shtëpisë dhe vonohet derisa vjen në shtëpi, apo shumicën e kohës e kalon jashtë shtëpisë dhe nuk rri me ty për shkak profesionit apo punës së tij, apo si opsion më i mirë është që të shpërnguleni më afër punës së tij, etj. Pra, njëherë mendo mirë e pastaj thuaja atë që e mendon.

Burri yt duhet të jetë njeriu i fundit që mund ta lëndosh edhe pse shpesh ndodh që ai të lëndohet në shumë raste. Fjalët tona dëmtojnë më shumë se sa ne që mendojmë dhe ajo më e keqja është se nuk harrohen ndoshta edhe me vite të tëra!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU