Fjalimi te tubimi i Radio Pendimi-t Suksesi i Radio Pendimit nuk matet vetëm me numrin e dëgjuesve të shumtë por edhe me lidhjen e fortë që ata mbajnë me stafin e Radio Pendimit dhe me hoxhallarët, duke i konsultuar edhe për gjërat më jetësore të tyre. Unë që para disa muajsh jam duke vepruar në Linz të Austrisë dhe kur desha ta njoftoj dikë lidhur me atë qytet i thoja: “prej atje ku transmetohet Radio Pendimi” dhe ai ma kthente “ahaa”, pra, shpeshherë kjo radio ishte më e njohur sesa qyteti i Linzit. Ky sukses na ngarkon me përgjegjësi edhe më të mëdha, kështu që, ky tubim për të mos u shndërruar thjeshtë një tubim lëvdatash, unë që tani propozoj që hapi tjetër pas këtij të jetë koordinimi profesional, si nga aspekti fetar, gazetaresk etj. Kjo është kollaj e mundshme, sepse bartësi i këtij projekti gëzon cilësitë e suksesit, cilësitë që bijat e Shuajbit i vërejtën te Musai, alejhi selam: fuqinë dhe besnikërinë.
Duke i vërejtur këto cilësi, kam pranuar të bashkëpunoj pa asnjë rezerve, sepse besoj që kësisoj arrihet çdo e mirë – inshaAllah! Allahu na ndihmoftë!