Rtv Pendimi

Fjalimi i Ulvi Fejzullahut për Radio Pendimin

Foto: ?Fjalimi i Ulvi Fejzullahut për Radio Pendimin“Radio Pendimi”I lavd-falënderuar është Allahu i Lartësuar. Ai i cili meriton salavatet dhe selamet është Muhamedi salallahu aljhi ve selem dhe familja e tij.Elhamdu lilah për të gjitha mirësitë e Tij.“Radio Pendimi” me davetin e bërë, ka ofruar mundësinë që shtresat e ndryshme shqipfolëse të përfitojnë në këto shatë gjëra:1. Kthimi tek Allahu i Lartësuar në momente të rënda, shqetësuese e problematike. Pas vështirësive që kanë pasur, kanë përfituar lehtësimin dhe zemërgjerësinë.2. Hoxhallarët ligjërues kanë bërë mirë e qëlluar dhe gabuar, kanë përmirësuar dhe (ndonjëherë) kanë ngatërruar, asnjëri nga ata nuk është i pagabuar. Por të gjithë kanë pasur për qëllim prezantimin e Islamit me Kuran dhe Sunet, këtu çdo gjë është e qëlluar.3. Askush nuk pretendon (as Radio Pendimi) se i vetmi është ndihmëtari i Dinit, Dini i Allahut është i siguruar deshën apo nuk deshën të tjerët.4. Butësia është e vetmja rrugë e pashembullt e davetit, fjala e matur dhe e butë është “sihri” hallall, dhe metoda e lehtë është grepi i gjuetisë së njeërzve për në Dinin e Allahut.5. Shumica e ligjëratave të hoxhallarëve të qëlluara, hak, drejtësi; të paktat mund të ishin me pakorrektësi, lëshime eventuale për shkak të dobësie njerëzore.6. Popullin tonë nuk e bëjnë idere artistat, sekularistat, humoristat, poetët, filozofat,; por këtë umet e ngjallë dhe e ngritë “mirathi” pejgamberik dhe mesazhi Islamik. 7. Ky popull mund të jetë papunëtore, dembel, gjumash, etj; por nuk mund të jetoj pa iman dhe të gjallëroj pa Islam.Të nderuar!- “Radio Pendimi” me gjithë këtë infrastrukturë arriti të jetë “Daiu-thirrësi” që punoi në shumë sfera, mejdane, minbere. Davetin nuk e kishte të kufizuar, të stopuar, e të censuruar. - Daveti në “Radio Pendim” po qarkullon si gjaku. Po e thotë fjalën, po e formulon fjalinë, po e stilizon poezinë, po e prezanton hutben, po e shpreh mendimin, po e përcjell ligjëratën.- “Radio Pendimi” në shpirtërat e besimtarëve luante rolin e pastrimit dhe kontrollimit; me nënën sillej butësisht; me babën mirësisht; me vëllain me edukatë, me fqinjin me mirëkuptim; me myslimanin me dashuri dhe mirëkuptim; me qafirin me thirrje dhe dialog.- “Radio Pendimi” davetin e kuptoi detyrim dhe mision, kështu pra ishte me ty në makinë, në tren, në vetëshërbim, në aeroplan, në punishte, në shkollë.- “Radio Pendim” nuk u ndal së vepruari, tamam luajti këto role: si Jusufi alejhis-selam u burgos, bëri davet në burg. Nuhi alsjehis-selam bëri davet edhe në anije. Muhamedi salAllahu aljhi ve selem u izolua në Meke, vazhdoi davetin në rethinë, u përzu nga Meke e themeloi shtetin në Medine.- “Radio Pendimi” nuk e kishte preokupim kallaballëkun, dëgjuesit e shumtë; por dert e kishte hakun, urdhërimin në të mirë e ndalimin nga e keqja, dhe përcjelljen e amanetit me besnikëri.- “Radio Pendimi” e ka parasysh se kishte pejgamber pa asnjë xhemat, disa vetëm një, disa vetëm dy, disa një grup. Disa bën davet me vite, u mbytën, u prenë. Ndërsa “Radio Pendim” ka me qindra dhe mijëra dëgjues. ELHAMDU LILAH.- “Radio Pendimi” nuk ka pushim vjetorë, por çdo herë ec rrugës së pejgamberëve me të gjitha shtresat me bujkun, punëtorin, profesorin, amvisen, bukëpjekësin.etj.- “Radio Pendimi” sigurisht që nuk synon diplomë, as certifikatë, as medalje për të var në qafë, as yjet e gjeneralëve, as fotografi për përkujtim. *** Por dëshiron taxhin : (?????? ??????? ???????? ???????? ??????) “Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë.” (maide, 119) *** lakmon në yjet: (??????????? ??????????????) “që i do dhe që e duan”(Maide, 54)- “Radio Pendimi” nuk pret rrogë mujore, as shpërblim vjetorë, as duartrokitje popullore, as falënderim, as ngritje (avancim) në pozitë. - rroga mujore e “Radio Pendim”është (??????????????? ???????????) “Allahu do t’ua plotësojë atyre shpërblimin”(Fatir, 30)- shpërblimi i “Radio Pendim” është (??????????? ???????? ????????) “Atyre do t’u thuhet: “Hyni atje me paqe dhe siguri”!”(Hixhër, 46)- duartrokitja e “Radio Pendim” është (?? ?????? ?????? ???????) “”(Muhamed, 19)- falënderimi i “Radio Pendim” është (?????? ?????????? ????? ??????????) ““Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)” (Rad, 24)- ngritja (avancimi) i “Radio Pendim” (??? ???????? ?????? ?????? ??????? ??????????) “në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues I Plotfuqishëm.” (Kamer, 55)Të nderuar!“Radio Pendimi” ka treguar mëshirë dhe duhet të vazhdojë edhe më tej.“Radio Pendimi” ka treguar butësi dhe duhet të jetë e tillë edhe më tutje.“Radio Pendimi” ka treguar lehtësi, gjithsesi duhet ta ushtroj këtë në vazhdimësi.“Radio Pendimi” ka treguar durim dhe ta shtoj atë edhe më shumë.“Radio Pendimi” ka qenë mirënjohës dhe për ta gëzuar këtë, duhet të jetë prapë mirënjohëse.“Radio Pendimi” lëshon dhe përcjell tingujt, fjalët, sinjalet në largësi me anë të valëve elektromagnetike, padyshim që këto arrin deri te zemrat e njerëzve. Ata arrijnë ta kuptojnë se Krijuesi Allah është (????????? ?????????) Pranuesit të pendimit.O Allah, shtoje bereqetin në “Radio Pendim”.Weselamu alejkum...Ulvi Fejzullahu?

Fjalimi i Ulvi Fejzullahut për Radio Pendimin

“Radio Pendimi”

I lavd-falënderuar është Allahu i Lartësuar.
Ai i cili meriton salavatet dhe selamet është Muhamedi salallahu aljhi ve selem dhe familja e tij.
Elhamdu lilah për të gjitha mirësitë e Tij.

“Radio Pendimi” me davetin e bërë, ka ofruar mundësinë që shtresat e ndryshme shqipfolëse të përfitojnë në këto shatë gjëra:
1. Kthimi tek Allahu i Lartësuar në momente të rënda, shqetësuese e problematike. Pas vështirësive që kanë pasur, kanë përfituar lehtësimin dhe zemërgjerësinë.

2. Hoxhallarët ligjërues kanë bërë mirë e qëlluar dhe gabuar, kanë përmirësuar dhe (ndonjëherë) kanë ngatërruar, asnjëri nga ata nuk është i pagabuar. Por të gjithë kanë pasur për qëllim prezantimin e Islamit me Kuran dhe Sunet, këtu çdo gjë është e qëlluar.
3. Askush nuk pretendon (as Radio Pendimi) se i vetmi është ndihmëtari i Dinit, Dini i Allahut është i siguruar deshën apo nuk deshën të tjerët.
4. Butësia është e vetmja rrugë e pashembullt e davetit, fjala e matur dhe e butë është “sihri” hallall, dhe metoda e lehtë është grepi i gjuetisë së njeërzve për në Dinin e Allahut.
5. Shumica e ligjëratave të hoxhallarëve të qëlluara, hak, drejtësi; të paktat mund të ishin me pakorrektësi, lëshime eventuale për shkak të dobësie njerëzore.
6. Popullin tonë nuk e bëjnë idere artistat, sekularistat, humoristat, poetët, filozofat,; por këtë umet e ngjallë dhe e ngritë “mirathi” pejgamberik dhe mesazhi Islamik.
7. Ky popull mund të jetë papunëtore, dembel, gjumash, etj; por nuk mund të jetoj pa iman dhe të gjallëroj pa Islam.

Të nderuar!

– “Radio Pendimi” me gjithë këtë infrastrukturë arriti të jetë “Daiu-thirrësi” që punoi në shumë sfera, mejdane, minbere. Davetin nuk e kishte të kufizuar, të stopuar, e të censuruar.
– Daveti në “Radio Pendim” po qarkullon si gjaku. Po e thotë fjalën, po e formulon fjalinë, po e stilizon poezinë, po e prezanton hutben, po e shpreh mendimin, po e përcjell ligjëratën.
– “Radio Pendimi” në shpirtërat e besimtarëve luante rolin e pastrimit dhe kontrollimit; me nënën sillej butësisht; me babën mirësisht; me vëllain me edukatë, me fqinjin me mirëkuptim; me myslimanin me dashuri dhe mirëkuptim; me qafirin me thirrje dhe dialog.
– “Radio Pendimi” davetin e kuptoi detyrim dhe mision, kështu pra ishte me ty në makinë, në tren, në vetëshërbim, në aeroplan, në punishte, në shkollë.
– “Radio Pendim” nuk u ndal së vepruari, tamam luajti këto role: si Jusufi alejhis-selam u burgos, bëri davet në burg. Nuhi alsjehis-selam bëri davet edhe në anije. Muhamedi salAllahu aljhi ve selem u izolua në Meke, vazhdoi davetin në rethinë, u përzu nga Meke e themeloi shtetin në Medine.
– “Radio Pendimi” nuk e kishte preokupim kallaballëkun, dëgjuesit e shumtë; por dert e kishte hakun, urdhërimin në të mirë e ndalimin nga e keqja, dhe përcjelljen e amanetit me besnikëri.
– “Radio Pendimi” e ka parasysh se kishte pejgamber pa asnjë xhemat, disa vetëm një, disa vetëm dy, disa një grup. Disa bën davet me vite, u mbytën, u prenë. Ndërsa “Radio Pendim” ka me qindra dhe mijëra dëgjues. ELHAMDU LILAH.
– “Radio Pendimi” nuk ka pushim vjetorë, por çdo herë ec rrugës së pejgamberëve me të gjitha shtresat me bujkun, punëtorin, profesorin, amvisen, bukëpjekësin.etj.
– “Radio Pendimi” sigurisht që nuk synon diplomë, as certifikatë, as medalje për të var në qafë, as yjet e gjeneralëve, as fotografi për përkujtim.
*** Por dëshiron taxhin : (?????? ??????? ???????? ???????? ??????) “Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë.” (maide, 119)
*** lakmon në yjet: (??????????? ??????????????) “që i do dhe që e duan”(Maide, 54)
– “Radio Pendimi” nuk pret rrogë mujore, as shpërblim vjetorë, as duartrokitje popullore, as falënderim, as ngritje (avancim) në pozitë.
– rroga mujore e “Radio Pendim”është (??????????????? ???????????) “Allahu do t’ua plotësojë atyre shpërblimin”(Fatir, 30)
– shpërblimi i “Radio Pendim” është (??????????? ???????? ????????) “Atyre do t’u thuhet: “Hyni atje me paqe dhe siguri”!”(Hixhër, 46)
– duartrokitja e “Radio Pendim” është (?? ?????? ?????? ???????) “”(Muhamed, 19)
– falënderimi i “Radio Pendim” është (?????? ?????????? ????? ??????????) ““Shpëtimi qoftë mbi ju, për
durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)” (Rad, 24)
– ngritja (avancimi) i “Radio Pendim” (??? ???????? ?????? ?????? ??????? ??????????) “në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues I Plotfuqishëm.” (Kamer, 55)

Të nderuar!
“Radio Pendimi” ka treguar mëshirë dhe duhet të vazhdojë edhe më tej.
“Radio Pendimi” ka treguar butësi dhe duhet të jetë e tillë edhe më tutje.
“Radio Pendimi” ka treguar lehtësi, gjithsesi duhet ta ushtroj këtë në vazhdimësi.
“Radio Pendimi” ka treguar durim dhe ta shtoj atë edhe më shumë.
“Radio Pendimi” ka qenë mirënjohës dhe për ta gëzuar këtë, duhet të jetë prapë mirënjohëse.

“Radio Pendimi” lëshon dhe përcjell tingujt, fjalët, sinjalet në largësi me anë të valëve elektromagnetike, padyshim që këto arrin deri te zemrat e njerëzve. Ata arrijnë ta kuptojnë se Krijuesi Allah është (????????? ?????????) Pranuesit të pendimit.
O Allah, shtoje bereqetin në “Radio Pendim”.
Weselamu alejkum…

Ulvi Fejzullahu

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH