Rtv Pendimi

Qeshu botë qeshu

Qeshu “Botë” qeshu
se lotët për ty nuk jan
Qeshu në sy të fëmijëve
që pa prind i lam.

Qeshu “Botë” qeshu se
lotët të kan harru.
Dynjaja të ka mashtru
kamja të ka hutu.

Qeshu “Botë” me zemër
e me buzë qaj.
Qaj për ato nana
që pa fëmijë i lat.

Lotët e tua jan helm
helm që vret.
Vret nëna me fëmijë
Burra , gra e pleq.

Kurr s` heq dor një
nanë prej bijëve të vet.
Kurr një nanë fëmijën
e vet s`e vret..

Ti “Botë” e poshtër
katile e fëmijëve u bane.
Bijët e tu i vrave
derën jau thave.

Ndoshta “Botë” për ty von
një ditë do te jet.
E do të qash për vete
me lotët e vërtet.

Qaj “Botë” për vete me zë qaj.
Tash lotët e tua sa të pa vlera jan.
Veq dy Lotë të jetimit
botën gjall e mbajn.

 

Flamur Sahitolli

TË NGJAJSHME