Flipboard tani vjen edhe në desktop

Flipboard është njëri ndër aplikacionet më të famshme për tabletë dhe telefona të mençur, dhe ajo që në fakt bën aplikacioni është shfaqja e përmbajtjes dhe lajmeve në formë të kuruar, e cila paraqitet në formë të revistës.

Tani, Flipboard është duke e lansuar uebfaqen e re e cila do ta sjell përvojën e njëjtë të leximit të përmbajtjes edhe në kompjuterët desktop, dhe shërbimi i ri i aplikacionit të famshëm do të quhet Flipboard për Desktop.

E zhvilluar për telefonat e mençur mobil dhe tabletët fillimisht, (Flipboard ishte krijuar për iPad në 2010), u pa se përmbajtja do të mund të shkëlqejë përsëri në një mjedis të pastër dhe elegrant.

Por tani me zhvillimin e softuerit edhe për ueb, projektimi i përmbajtjes së Flibpboard për lexim është i lehtë dhe i mundshëm për navigim të pastër edhe në ueb, thonë themeluesit e Flipboard. (Telegrafi)