Hoxhë:Florim Mellova

Hoxhë Florim Mellova Florim Ali Mellova ka lindur me 17.04.1984 në fshatin Lajçiq të komuneës Dardanë (ish Kamenicë) shkollën fillore “Kadri Zeka” e kreu në fshatin Desivojcë, një vit e kreu në gjimnazin “Zenel Hajdini” Gjilan. Pastaj e regjistroj dhe e përfundoi shkollën e mesme të medreses “Alaud-din” paralelja e ndarë në Gjilan.
Dhe njëkohësisht është edhe student në UP në fakultetin e Filologjisë, dega Gjakovë drejtimi “Gjuhë dhe letërsi shqipe”. Me detyrën e imamit ka filluar qysh herët:
Imam në fshatin Kishnapole komuna e Gjilanit nga viti 2004 deri 2006,
Imam në fshatin Poliqkë Komuna e Kamenicës në vitin 2007,
Imam për disa muaj në lagjën “Bregu i Diellit” në Prishtinë,
Imam për 7 muaj në xhamin “Ebu Hanife” në lagjën Koloni, komuna e Gjakovës,
Imam për 1 muaj në xhamin “Meke Mukerreme” në lagjën “Sefë 2” në komunën e Gjakovës,Me datën 17 Prill 2008 emërohët imam i rregullt në xhamin e Hadumit- Gjakove, ku këtë detyrë e kryen edhe aktualisht.
Gjuhet e huaja: Gj.arabe, turke nga pak angleze dhe serbo-kroate.  Hobi: Njohurite enciklopedike, matematiken, futbollin, pingpongun etj. Gjuhën arabe e ka mësuar në Institutin “Ebu Nur” në Damask të Sirisë, pastaj është kthyer dhe e ka përfunduar Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, është hafiz i Kur’anit nga viti 2008, poashtu ka qenë  profesor në Medresen e Madhe të hafizave në Gjakovë, është duke i vazhduar studimet për master në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Edukimit, drejtimi “Mësimdhënie dhe Korrikula”
Florimi aktualisht jeton dhe vepron në Gjakovë është i martuar dhe ka dy djem: Omarin dhe Enesin.

Vlen të ceket se edhe gruaja e Hoxhë Florim Mellova është e shkolluar dhe ka të përfunduar shkollën e mesme të medreses “Alaud-din” Paralelja e femrave në Prishtinë, si dhe ka përfunduar Fakultetin e Studimeve Islame poashtu në Prishtinë.
Nr i tel: 044 786 679 dhe 045 270 863  049 878 190
email: florimmellova@hotmail.com