Rtv Pendimi
Lajme

Fluks më i madh i pacientëve, numër më i vogël i mjekëve

Qendra Klinike Universiatre e Kosovës (QKUK) pritet të përballet me fluks të madh të pacientëve gjatë muajve të verës, periudhë kjo kur një pjesë e madhe e stafit mjekësor do të shkojë në pushime verore. Shumë shërbime mjekësore nuk do të mundë t’u ofrohen pacientëve sidomos gjatë muajve korrik – gusht në mungesë të mjekëve dhe të infermierëve të nevojshëm, përderisa institucionet kompetente nuk kanë ndonjë zgjidhje konkrete për një situatë të tillë.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci, pranon për “Zërin” se mungesa e infermierëve dhe fillimi i sezonit veror do ta vështirësojë ofrimin e shërbimeve cilësore në këtë klinikë. Sipas tij, në klinikë kanë nevojë për punësimin e 15 infermierëve.

“Ende nuk kemi rekrutim të infermierëve dhe ka mungesë të tyre në Klinikën e Neonatologjisë. Pushimet verore e vështirësojnë edhe më shumë ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore në klinikë. Në bazë të vlerësimit që kemi bërë dhe në bazë të nevojave sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Shërbimin Intenziv të Neonatologjisë duhet të jenë një infermier për dy foshnja, andaj ne e kemi paraqitur edhe kërkesën për 15 infermierë”, ka thënë ai, shkruan Zëri, transmeton Klan Kosova.

Gojnovci ka thënë se si klinika në vazhdimësi ka përsëritur kërkesat për rekrutimin e infermierëve të rinj, por që ende nuk kanë marrë përgjigje prej institucioneve relevante.

Të ngjajshme

COVID-19, Turqia punon për paketën gjithëpërfshirëse “mburoja e punësimit”

Kushtrim Guraj

Ushtria e Libisë nis operacion të ri për çlirimin e Sirtes dhe bazës ajrore Al-Jufra

Kushtrim Guraj

Siri, bie dëshmor një ushtar turk në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, shqiptari kujdeset për serben e moshuar, banoren e vetme në fshatin e braktisur

Kushtrim Guraj

“Turqia nuk do t’i braktisë vëllezërit libianë në mëshirën e puçistëve”

Kushtrim Guraj

Ushtria e Libisë çliron Tripolin, niset drejt qytetit Tarhuna

Kushtrim Guraj

Avdullah Hoti merr detyrën si kryeministër i Kosovës

Kushtrim Guraj

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU