Fluturimi i parë i aeroplanit më të madh në botë, krahët e së cilit janë më të gjatë se një fushë futbolli

Aeroplani më i madh në botë, e ka realizuar me sukses fluturimin e parë.

Fluturakja Stratolaunch është nisur nga Mojave Air and Space Port i Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, ku edhe aterroi pas dy orësh, transmeton Telegrafi.

Raportohet se çdo pjesë e aeroplanit të dizajnuar për të lëshuar raketa, ka funksionuar si duhet, përgjatë tërë fluturimit.

“Të gjitha shkuan si duhet dhe me lehtësi, prej nisjes, kthimeve në ajër deri të aterrimi. Ishte i gatshëm dhe donte të fluturonte” ka thënë piloti Evan Thomas, që është edhe njëri prej dizejnatorëve të aeroplanit.

Ku aeroplan që ka hapje krahësh deri në 117 metra, është më i gjatë se një fushë futbolli, ndërsa pritet që të shërbej në të ardhmen edhe në projekte tjera. /Telegrafi/