Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Lajme

Forcat e Asadit dhe ato ruse kanë vrarë 281 civilë në jugperëndim të Sirisë

Muslim Shop

Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (SNHR) njoftoi se së paku 281 civilë janë vrarë gjatë sulmeve, të cilat forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad dhe Rusia i kryen në periudhën nga 15 qershori deri më 30 korrik në provincat Dera dhe Kuneytra, që janë një nga katër rajonet e shpallura zona të deeskalimit, raporton Anadolu Agency (AA).

SNHR shpalosi raportin për sulmet të cilat forcat e regjimit të Asadit i filluan nga mesi i muajit qershor me qëllim të marrjes së enklavave jugperëndimore rebele në provincën Dera.

Në raportin theksohet se forcave të Asadit u dhan mbështetje ajrore edhe forcat ruse.

Në mesin e 281 civilëve të vrarë së paku 84 janë fëmijë dhe 63 gra.

Me paralajmërimin se çdo sulm me mbi pesë viktima konsiderohet masakër, SNHR në raportin thekson se gjatë një muaji e gjysmë forcat e Asadit në Dera dhe Kuneytra kryen së paku 12 sulme të tilla.

Një burim i njëjtë thekson se në objektiv të sulmeve kanë qenë edhe së paku 25 objekte civile të rëndësisë publike, siç janë qendrat shëndetësore, objekte të mbrojtjes civile, shkolla ose spitale.

Forcat ajrore të Asadit gjatë sulmeve në këtë rajon kanë përdorur së paku 862 bomba shkatërruese fuçi, ndërsa nga Dera dhe Kuneytra janë shpërngulur së paku 340.000 civilë.

Paralelisht me këtë, terroristët e DEASH-it nga zonat e pushtuar në Yermuk kryen gjithashtu sulme ndaj enklavave rebele Dera dhe Kuneytra. Në këto sulme, të paktën katër civilë u vranë dhe 1.220 familje u dëbuan.

SNHR bën thirrje për ndërprerje urgjente të sulmeve në Siri, duke theksuar se përgjegjësit për vuajtjet e civilëve doemos duhet të procesuohen.

Të ngjajshme

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj

Xhumaja nesër falet me mesazhin për kujdesin në trafik

Hevzi Hasani