Rtv Pendimi
Vip Well
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Lajme

Forcat izraelite arrestojnë 8 palestinezë në Bregun Perëndimor

Muslim Shop

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar tetë palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ushtrisë izraelite, tetë palestinezë janë arrestuar në bastisjet e organizuara gjatë orëve të natës me pretendimin se “janë përfshirë në aktivitete terroriste”.

Palestinezët e arrestuar janë dërguar në qendra të arrestit për t’u marrë në pyetje.

Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.000 palestinezë, përfshirë 270 fëmijë dhe 430 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur “burgim administrativ”.

Përmes “burgimit administrativ”, Izraeli privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ. Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në pesë vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”.

Të ngjajshme

Diskriminimi ndaj familjes palestineze në Austri

Hevzi Hasani

Ariu polar kalon 1.500 kilometra në kërkim të ushqimit

Hevzi Hasani

Ankara, Albin Kurti takohet me kryeparlamentarin e Turqisë

Kushtrim Guraj

“Roli i bujqësisë në zhvillimin rural, aktivitet i rëndësishëm ekonomik”

Kushtrim Guraj

Kaq banorë ka aktualisht bota

Kushtrim Guraj

Qeveria amerikane hesht lidhur me vdekjen e Morsit

Kushtrim Guraj

Morsi varroset vetëm në prani të familjarëve

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Zoti e mëshiroftë vëllaun tonë dhe dëshmorin Morsi

Kushtrim Guraj

Morsi ndërron jetë në seancën gjyqësore

Kushtrim Guraj