Rtv Pendimi
Lajme

Forcat turke dhe amerikane përgatiten për patrullime të përbashkëta në Munbixh

Forcat e armatosura të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) po zhvillojnë trajnime të përbashkëta në prag të misionit të tyre për patrullim në rajonin verior të Sirisë, në Munbixh, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bëri të ditur të dielën se trajnimi është duke vazhduar në përputhje me planin, ndërkohë që në rrjetet sociale publikoi disa fotografi ku janë parë bashkë ushtarët turq dhe amerikanë.

Më herët, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në një prononcim për AA, tha se patrullimet në Munbixh do të fillojnë menjëherë pas përfundimit të trajnimit.

Sipas tij, eliminimi i pranisë së organizatës terroriste PYD/YPG/PKK në Munbixh, është qëllimi kryesor i marrëveshjes së arritur turko-amerikane për zgjidhjen e problemeve në atë krahinë në veri të Sirisë.

“Qëllimi ynë është të marrim nga duart e terroristëve armët e rënda, të largojmë terroristët e PYD/YPG/PKK-në nga Munbixhi, të krijojmë siguri dhe stabilitet, t’u japim pushtetin autoriteteve lokale si dhe të mundësojmë kthimin sa më të shpejtë të banorëve në Munbixh”, tha Akar.

Të ngjajshme

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj

Vëllezërit Sylejmani arrijnë suksese me restaurantin e tyre në Austri, për ta shkruajnë edhe gazetat austriake

Kushtrim Guraj

Inflacioni vjetor në BE mbetet në 1.1 për qind në tetor

Kushtrim Guraj

Turqia dhe SHBA bisedojnë për të zgjidhur çështjet F-35 dhe S-400

Kushtrim Guraj

Izraeli godet objektivat e Hamasit në Gaza

Kushtrim Guraj

Kosova shënon rënie në rastet e aksidenteve në trafik rrugor

Kushtrim Guraj

“Mini-Shengeni” ballkanik, nuk mund të realizohet pa përfshirjen e Kosovës

Qëndrim Ibrahimi

Plani B i Kosovës për kualifikim në ‘Euro 2020’: Detajet dhe datat e përballjeve

Qëndrim Ibrahimi

Cakaj në UNESCO flet për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës

Qëndrim Ibrahimi