Kompania e njohur automobilistike ‘Ford Motor Co.’ pritet të rris investimet në prodhimin e 40 veturave elektrike deri në vitin 2022, tha të dielën kryetari Bill Ford.
Shifra e investimeve është shumë më e lartë se objektivi i shpallur prej 4.5 miliardë dollarësh deri në vitin 2020 dhe përfshijnë kostot e zhvillimit të arkitekturave të dedikuara të automjeteve elektrike. Shpenzimet inxhinierike, kërkimore dhe zhvillimore të ‘Ford’-it gjatë vitit 2016 ishin 7.3 miliardë dollarë.
Sipas drejtuesve, nga 40 veturat elektrike që ‘Ford’ planifikon të ketë për formacionin e saj global deri në 2022, 16 do të jenë plotësisht elektrike dhe pjesa tjetër do të jenë hibride.
“Nëse duam të jemi të suksesshëm me elektrifikimin, duhet ta bëjmë këtë që veturat tona të janë të njohura”, tha Ford, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Prodhuesit kryesorë të makinave po reagojnë pjesërisht ndaj presionit nga rregullatorët në Kinë, Evropë dhe Kaliforni për të zvogëluar emetimet e karbonit nga lëndët djegëse fosile dhe janë nën presion nga suksesi i ‘Tesla’-së. /Telegrafi/