Foto / koncept: iPhone 7 duket mrekullueshëm!

Tashmë dihet se iPhone 6s dhe iPhone 6S Plus do të jenë modelet e reja të Apple, dhe deri më tani janë publikuar edhe disa pamje të kornizës së telefonit të ri të Apple.

Nga ajo çfarë është prezantuar deri më tani dihet se modelet e reja të serisë 6S ndajnë një dizajn të ngjashëm me iPhone 6 dhe 6 Plus, apo modelet ekzistuese.

Apple zakonisht ndryshon dizajnin e iPhone çdo dy vjet, kështu që ne mund të presim që versioni i ri i iPhone i vitit 2016, i cili pritet të quhet iPhone 7 do të sjell një dizajn të ri. Për këtë, në internet tani është shfaqur një koncept i ri i cili sugjeron dukjen e mundshme të iPhone 7.

Në konceptin e ri të prezantuar për iPhone 7, modeli i ardhshëm i iPhone kombinon elementet dhe dizajnin e iPhone 4, iPhone 5 dhe gjithashtu iPhone 6.

Në këtë koncept është shfaqur edhe mundësia e mbushjes së telefonit pa tela, prandaj mbetet të shpresohet se kjo edhe do të jetë risia që do ta sjell iPhone 7. (Telegrafi)