Rtv Pendimi
Lajme

Francë, lejohet sërish hapja e vendeve të adhurimit

Në kuadër të lehtësimit të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Francë lejohet sërish hapja e vendeve të adhurimit për adhurim masiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme rikujtohet se Këshilli i Shteti ka vendosur heqjen e ndalesës për tubimin në vendet e adhurimit.

Në deklaratën e cila njofton se vendet e adhurimit janë lejuar të hapen sërish për adhurimin masiv, thuhet se ky vendim do të hyjë në fuqi me një dekret që do të publikohet në orët e ardhshme.

“Në vendet e adhurimit duhet të tregohet kujdes për distancimin social dhe rregullat e higjienës dhe është e detyrueshme vendosja e maskës dhe pastrimi i duarve me dezinfektues në hyrje”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se vendet e adhurimit që nuk zbatojnë këto rregulla mund të mbyllen me vendim të prefekturave.

Sipas këtij vendimi nesër nëpër xhami mund të falet namazi i Fitër Bajramit.

Në një deklaratë nga Këshilli Islam i Francës (CFCM) që është institucioni çati e muslimanëve në Francë, nga muslimanët u kërkua që namazin e Bajramit ta falin nëpër shtëpitë e tyre me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë Këshilli i Shtetit ka dhënë vendimin e tij se ndalesa e qeverisë më 18 maj për tubimet në vendet e adhurimit për shkak të pandemisë duhet të hiqet me arsyetimin se kjo ndalesë “shkel seriozisht dhe në mënyrë të paligjshme” lirinë e adhurimit.

Të ngjajshme

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet të mërkurën

Kushtrim Guraj

Turqia u bën thirrje të rinjve të suksesshëm të vazhdojnë arsimimin në vend

Kushtrim Guraj

Turqia hap një spital tjetër të urgjencave në Stamboll

Kushtrim Guraj

Thaçi: Është hapur rruga për krijimin e qeverisë së re

Kushtrim Guraj

Qeveria e Kosovës shton masa të reja të reciprocitetit tregtar me Serbinë

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU