Enti meteorologjik francez për herë të parë ka aktivizuar paralajmërimin për nivel të lartë të rrezikut nga nxehtësia, veçmas treguan për katër rajone rreth Marseille dhe Montpellier në jug të Francës. Parashihet se të premten temperaturat në këtë rajon do të arrijnë 44 gradë celsius, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpër shkolla fëmijët spërkaten me ujë, ndërsa shtëpitë e pleqve janë përgatitur me sensorë për matjen e hidratimit, derisa Franca lufton me temperaturat e larta rekord, që ka sjellë vala e nxehtë, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës.
Disa shkolla janë mbyllur, meqë nuk kanë mund të sigurojnë kushte normale për punë.
Në Itali 16 qytete janë nën paralajmërimin për temperatura të larta ekstreme, ndërsa shërbimet e mbrojtjes civile u shpërndajnë ujë turistëve të cilët vizitojnë lokacione në Romë.