FRUSTRIMI, ARSYET DHE SHFRYRJA

Po dëgjoja dje një bisedë të një hoxhe që transmetohej live. Biseda ishte e këndshme, pyetje, përgjigje, sqarime, këshilla. Hoxha, kolegu dhe miku që e kam për zemër, ligjëronte për mrekulli. Dy telefonata që shprehnin shumë frustrim e bënë bisedën të dalë pak jashtë atmosferës së Ramazanit.
Në të parën, iu kërkua hoxhës mendim lidhur me “ndalimin nga BIK-u të faljes së namazit të natës përveç se në një xhami” dhe nuk hezitoi që krerët e institucionit tonë fetar ti quaj “munafika”. Hoxha reagoi ndaj frustrimit, ashtu si do të duhej të bënte çdonjëri.
Pas pak, erdhi telefonata e dytë në cilën kishte frustrim edhe ndaj hoxhës pse i mbrojti krerët e BIK-ut. Hoxha prap u përgjigj. Ndërsa fjalët mbesin diku të regjistruara e diku të harruara.

Ajo që ndoshta përbën çasje të mangët është fakti se në raste sikur ky, ne mirremi me përmirësimin e etikës së reagimit, shpesh edhe shfryrjes së frustrimit, por nuk mirremi me arsyet e frustrimit, nganjëherë duke i arsyetuar shkaktuesit e atij frustrimi, qoftë edhe me heshtje.

Dorën në zemër, një urdhëresë e bërë publike dje lidhur me namazin e natës në xhamitë e Kosovës, e e cila mban nënshkrimin e muftiut Tërnava, nuk është se nuk ka shkaktuar frustrim te një masë e gjerë e xhematit. Kjo vërehet derisa flasim dhe komentojmë për ndodhitë e përditshme dhe derisa përgjigjemi në pyetjen: kur po fillon namazi i natës? Reagimet janë shumë të pakëndshme dhe jo vetëm nga një kategori, moshë apo gjini e xhematit. Madje, jo vetëm nga të rinjtë e as vetëm nga burrat.
Sidoqoftë, ajo shkresë dhe ai vendim edhe mund ti ketë arsyet e veta por dihet me siguri se kufizimet sjellin pakënaqësi e ajo pakënaqësi, në rastin konkret, rritet për dy arsye:
– kur njerëzit nuk e kuptojnë pse ndodh një gjë e tillë dhe
– kur preken aty ku janë shumë të ndjeshëm, në ibadetin e tyre, në lidhjen e tyre me Krijuesin.
Mu për këtë, hoxhallarët edhe duhet të jenë afër masës për të bashkëndjerë me ta dhe, në rast nevoje, për ti këshilluar që të mos reagojnë si nuk duhet, por edhe për të dëgjuar shqetësimet e xhematit dhe për ti parcjellë ato ku dhe si duhet.

Unë, personalisht do ta respektoj vendimin e Myftiut, edhe pse i frustruar.
Paqja qoftë mbi të gjithë!