1-71-780x439

Fruti i “çuditshëm”, bananet e kaltra kanë shije të akullores së vaniljes – mund të mbillen edhe tek ne

Bananet e kaltra me shije të akullores së vaniljes vijnë nga ishulli indonezian Java. Ato janë shumë të shijshme, rriten në temperatura nga zero deri në 44 gradë celsius – dhe për këtë mund të rriten edhe tek ne.

Indonezianët prej vitesh e mbjellin këtë lloj banane, por ato janë pak të njohura jashtë shteti, përveç Havait ku gjithashtu i përdorin në masë të madhe, Fixhi, Australi dhe Amerikën Qendrore, transmeton Telegrafi.

Ngjyra e tyre nuk është karakteristika e tyre e vetme e pazakontë. Shija është më e “fortë” sesa te bananet e zakonshme – ju kujton vaniljen, për këtë shpesh përdoren për prodhimin e akullores natyrore.

E pikërisht për këtë në Havai e quajnë banane akullore. Ngjyra e kësaj banane ndryshon nga e kaltra në të gjelbër e besa deri në të verdhë.

Çuditërisht kjo banane është shumë rezistente dhe mund të rritet në temperatura nga zero në 44 gradë, megjithëse kushtet e saj ideale janë tropikale, rreth 40 gradë.