photo-1600814832809-579119f47045

FRYTI I GRUAS SË NDERSHME!!

Një djalosh, i cili u rrit me gjynahe dhe mëkate, e martoi një grua të ndershme. Kjo grua, ia lind disa fëmijë, ku ndër ta do ta lindë edhe një fëmijë shurdh­memec!!

Nëna e vet përkujdesej për të që të merr edukatë të mirë. Ia mësoi namazin dhe të kapurit për xhami, prej fëmijërisë së tij! Kur i arriti të shtatat nga mosha e vet, filloi t’i sheh veprat e prindit të vet dhe t’i dallon gabimet dhe mëkatet e tij! Atëherë, edhe pse ishte në atë moshë, filloi ta këshillojë të prindin me shenja, dhe ato këshilla t’ia përsërit shpesh, me qëllim që ta bind, e t’i largohet veprave të shëmtuara dhe t’i kapet nama­zit! Mirëpo, mundi i tij çdo herë mbaronte pa sukses!!

Një ditë nga ditët, erdhi i biri, dhe u fut në dhomë ku gjendej prindi i vet. Zëri ju kishte pas marrë dhe lotët i rridhnin nëpër fytyrë! Iu afrua të prindit, e vendosi Kur’anin para tij dhe e hapi në suren Merjem! E vendosi gishtin e tij te fjala e Allahut:“O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit”. (Merjem: 45)

Djaloshi filloi të qajë me të madhe, derisa edhe prindi i vet u ndikua nga të qarit e tij dhe filloi të qajë edhe ai së bashku me të!!

Allahu deshi që nëpërmjet të birit t’i hap drynat e zemrës së tij! I biri, i fshiu lotët nga fytyra e prindit të vet, e puthi, e mori dhe së bashku, të dy, shkuan në xhami!

Ky është fryti i gruas së ndershme! Prandaj, martohu me grua të ndershme e fetare!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU