Rtv Pendimi

FSHEHTËSI TË NJË ZEMRE

Një ditë po vështroja një shok timin që ishte ulur në një pushimore në korridor të objektit ku punojmë ndërsa tallej he përqeshte çdokënd që i kalonte pranë. Njerëzit i shmangeshin takimit me të. sikur njerëzve ua përkujtonte hadithin profetik: “Njeriu me pozitën më të keqe tek allahu është ai, të cilin njerëzit e braktisin shkak i paturpësisë së tij.”

Ishte i njohur për fjalor të pistë. Iu afrova dhe fillova bashkëbisedimin me të. e pyeta për familjen, veçanërisht fëmijët dhe studimet e tyre. E pyeta edhe për gjendjen e tij. “Ke në telefon bluetooth?” – e pyeta. Jo- mu përgjigj. E dija se kishte, por, nejse. I thashë: Si thua të dëgjojmë bashkë ca ajete kur’anore. Dakord- më tha. Dëgjuam disa ajete, nga melodia e bukur e të cilave u prek shumë. Filloi të qante shumë.

Eh, sa shumë prej atyre që janë në rrugë të drejtë ankohen për thatësinë e syrit!

I madhëruar qofsh, o Allah!

Mësime nga tregimi:

Ikja nga gjykimi ndaj njerëzve duke patur parasysh vetëm aspektin e jashtëm të tyre – pamjen. Pasha Allahun, askush përveç Tij, nuk e di se çfarë fshehin njerëzit në zemra.
Larmia e metodave në Davet (Thirrje).
Për fund,

Nëse nuk mund ta ndryshosh historinë, ndoshta ata që i thërret në fe, mund ta bëjnë këtë!

Burimi: http://denana.com/main/articles.aspx?article_no=9475&pgtyp=66

TË NGJAJSHME