Fshehtësia e edukimit të suksesshëm të fëmijëve dhe bamirësia e tyre ndaj prindërve

Një grua e moshuar njëherë u pyet: “Cila është ajo arsyeje që dy fëmijët e tu janë shumë bukur të edukuar, të suksesshëm në jetën e tyre dhe gjithmonë të ofrojnë ndihmën dhe janë bamirës ndaj teje.?

Gruaja u përgjigj: “Pas udhëzimit të Allahut dhe mirësisë së Tij të madhe, mendoj se arsyeja kryesore është ajo që unë gjithmonë kur kam falur namaz vullnetarë (nafile) në sexhde kam lexuar këtë lutje: “Allahu im, më furnizo mua dhe fëmijët e mi me dije të dobishme , me nafakë të bollshme, na jep një zemër të devotshme dhe modeste, më furnizo me bamirësinë e fëmijëve të mi dhe ji i kënaqur me mua dhe ata.”

Kur bashkohet edukata e bukur me lutjen e sinqertë, suksesi i përbashkët është i garantuar inshaallah.