FSK e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas prekjes nga vërshimet

FSK e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas prekjes nga vërshimet

Pas vërshimeve, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e gatshme që t’i dalë në ndihmë Austrisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se me një letër zyrtare i është drejtuar ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger përmes të cilës i ka shprehur vullnetin për mbështetje,

“Pas Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut, sot nga përmbytjet ka pësuar edhe Austria. Me përgjegjësinë më të madhe, me letër zyrtare ju kam drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, z.Ëeidinger, ku shpreha vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme. Maksima jonë tradicionale ‘Miku i mirë në ditë të vështirë’ ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vlerë e natyrshme e popullit dhe shtetit tonë”, ka shkruar Mehaj.