Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.
Ai në një postim në Facebook shkruan se derisa janë duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të merr pjesë në garën ushtarake ndërkombëtare – “Skuadra më e mirë 2021”.
Lexoni të plotë postimin:
“FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s
Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”.
Kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që ne të konfirmojmë shkathtësitë tona dhe të promovojmë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.
Forca djem dhe vasha tona!
Kemi besimin maksimal në ju!”. /