Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë kryer trajnimin bazik për betejë në Regjimentin e dytë të Forcave Tokësore, transmeton Anadolu.
Siç njofton FSK-ja, ky trajnim është bërë në kuadër të bashkëpunimit të FSK-së me Forcat e Armatosura të Republikës së Türkiyes dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Trajnimi për operacionet e betejës është realizuar nën udhëheqjen e instruktorëve turq.
“Republika e Türkiyes në vazhdimësi është duke ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, duke mbështetur ngritjen profesionale dhe mbështetjen teknike”, thuhet në njoftimin e FSK-së.