Gabimet tona në ramazan

  1. Teprimi në ushqim dhe pije.
  2. Gjumi i tepërt gjatë ditës dhe ndenja zgjuar natën.
  3. Humbja e kohës në gjëra të kota, duke shikuar seriale, emisione të ndryshme e kështu me radhë.
  4. Vonimi i iftarit dhe shpejtimi i syfyrit, ndërsa e kundërta është sunnet.
  5. Sjellja e keqe e disa agjëruesve dhe hidhërimi i menjëhershëm.
  6. Mosnjohja e rëndësisë së ramazanit dhe dispozitave të tij nga shumë njerëz.
  7. Mosbërja e nijetit natën për të agjëruar.
  8. Lënia e namazit të teravive ose pakujdesia ndaj tij.
  9. Angazhimi i disa njerëzve me ibadet në fillim të ramazanit, pastaj dobësimi i tyre pak nga pak për shkak të dembelisë.
  10. Shkuarja e disa grave për të falur namazin e teravive, duke qenë të zbukuruara e të parfumuara.
  11. Dalja e shpeshtë e grave në ramazan për të bërë pazar pa nevojë.
  12. Përzierja e grave me burra gjatë daljes nga xhamia pas namazit të teravive.
  13. Disa grave u kryhen të përmuajshmet para agimit të mëngjesit, porse nuk arrijnë të pastrohen para agimit për shkak të kohës së ngushtë, kështu që e lënë agjërimin duke u arsyetuar se i ka zënë mëngjesi pa u pastruar. Kjo, pa dyshim, është gabim, ngase ato janë të detyruara të agjërojnë edhe nëse nuk kanë mundur të pastrohen para agimit të mëngjesit.

Shkëputur nga libri: “Ramadanijjat” (Hakibetu’l-usrah er-ramadanijje) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com