Rtv Pendimi

Galaxy A8, telefoni më i hollë ndonjëherë i bërë nga Samsung!

Pas Galaxy A3, A5 dhe A7, Samsung thuhet se është duke u përgatitur për zgjerimin e linjës A të telefonave të saj me lansimin edhe të Galaxy A8, i cili besohet se do të jetë telefoni më i hollë ndonjëherë të cilin e ka bërë Samsung.

Telefoni pritet të vijë me trupin e metaltë dhe hollësinë prej vetëm 5.94mm. Për ta vënë këtë gjë në kontekst, Galaxy A7 vjen me 6.3mm, ndërsa Galaxy S6 me 6.8mm.

Karakteristikat e Galaxy A8 pritet të përfshijnë edhe ekranin me 5.7-inç Full HD Super AMOLED, procesorin octa-core

Snapdragon 615 CPU, 2GB RAM, 16GB memmorie të brendshme, kamerën me 16MP, atë të përparmen me 5MP, lidhjen për rrjetin LTE, baterinë me 3,050mAh, Android 5.1.1 Lollipop si dhe dimensionet: 158 x 76.77 x 5.94mm. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME