Rtv Pendimi

Galaxy S7 do ta kopjojë iPhone 6s

Javën e kaluar Samsung ia pagoi Apple shumën prej 548 milionë dollarëve në emër të dëmeve të shkaktuara në shkeljet e bëra në patenta. Beteja mes dy rivalëve të mëdhenj të teknologjisë ishte një seri e gjatë e mosmarrëveshjeve në mes të dy kompanive që nga viti 2012.

Por me sa duket Samsung ende nuk e ka marrë leksionin nga ky denim i kushtueshëm, sepse tani po raportohet se kompania jugkoreane është bërë gati ta lansojë një funksion tjetër të ngjashëm që është në iPhone, dhe të cilin do ta integrojë në modelin e ardhshëm të telefonit të saj – Galaxy S7.

The Wall Street Journal raporton se Samsung është duke planifikuar të fus si funksionin më të madh të telefonit të saj kryesor të vitit 2016 teknologjinë tashmë të njohur si 3D Touch, që reagon dhe është e ndjeshme ndaj presionit në ekran.

Galaxy S7 me sa duket do të shfaqet me një version të sajin të 3D Touch , e cila në treg ka ardhur me fillimin e iPhone 6s dhe iPhone 6S Plus në shtator.

Por me siguri se një hap i tillë nga ana e Samsung do ta tensionojë raportin e kompanisë koreane me rivalin Apple, e cila gjithsesi se do ta padisë nëse një gjë e tillë ndodhë. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME