Në janar të këtij viti, kemi parë disa thashetheme sipas të cilave Galaxy S8 do të vijë edhe në një variant me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse.
Spekulimet e muajit pasues dolën për të na treguar se ky variant do të jetë i gatshëëm vetëm në tregun kinez dhe atë të Koresë jugore.
Tani, një thashethem i ri sugjeron se modeli me 6GB RAM i Galaxy S8 do të jetë i gatshëm vetëm në Kinë dhe në asnjë treg tjetër.
Spekulimi i ri erdhi në formën e një postimi në Weibo nga Kevin Wong, i cili është drejtori për hulumtime në HIS për Kinë. Postimi bën të ditur se modeli ndërkombëtar i pajisjes do të ketë vetëm opsionin e RAM memories prej 4GB.
Asnjë nga këto lajme nuk është konfirmuar nga Samsung kështu që, duhet të presim deri më 29 mars, kur gjiganti teknologjik do të zbulojë telefonin.