Përveç sensorit të gishtërinjëve që ka marrë reputacion të keq për pozicionimin e papërshtatshëm në telefonat e ri të Samsung, kompania ka integruar edhe skanuesin e njohjes së fytyrës.
Ky tipar është pritur mirë, mirëpo ekziston një problem i vogël. Njejtë sikurse me tiparin Face Unlock që Google kishte shtuar në Ice Cream Sandëich, sistemi i njohjes së fytyrës në S8 mund të manipulohet duke ia treguar një foto të personit që ka regjistruar fytyrën e tij për hapje të pajisjes.
Dëshmia mund të shihet në videon e mëposhtme. Në këtë mënyrë, ky sistem nuk mund të konsiderohet si më i sigurti për sigurinë e pajisjes tuaj. Kështu që, bëni kujdes.