Rtv Pendimi

Genc Plumbi mbi “Vrimën” e Rita Petro-së

Imami nga Shqipëria ka komentuar mbi librin e ri “Vrima” të autore Rita Petro, ku autorja mendon se po trajton tema tabu në mesin shqiptar dhe synon të çlirojë shqiptarët nga këto komplekse. Për më shumë lexojeni këtë koment nga imami Genc Plumbi: “Dje në debatin televiziv ne televizonin Klan rreth librit më të fundit të autores Rita Petro me titullin “Vrima”, paneli i përbërë nga autori i fjalorit erotik Edmond Tupja, nga psikologia Denada Toçe dhe Dhurata Shehri, recensuesja e librit, u përpoq me plot argumenta artistiko-letrar t’i tregonte popullit trutharë që nuk i kupton ndonjëherë gjërat siç duhet se, qëllimi i autores me “vrimën” nuk është ajo që u shkon ndërmend atyre që e lexojnë këtë libër. Sipas tyre “vrima” për të cilën flet Rita gjendet diku rrotull, çdo njeri e ndjen dhe kupton ekzistencën e saj, por pa e përcaktur dot vendodhjen.
Po të isha në vend të tyre nuk do të lodhesha shumë për të gjetur kuptimin dhe vendodhjen e kësaj vrime për të cilën flet Rita, por do shkoja ta pyesja vetë atë se për cilën vrimë flet në librin e saj, ku nuk do të harroja ta pyesja për cdo vrimë të trupit në mënyrë që të largoja keqkuptimet. Në daljet e saj publike Rita herë pas herë i flet publikut të gjërë shqiptar për nga një vrimë të re që ka zbuluar, prandaj në pamundësi për ta takuar dhe pavarsisht se çfarë vrime ka për qëllim Rita në librin e saj, unë kam versionin tim për këtë vrimë. Ndoshta Rita flet për vrimën e Ozonit, e cila është shkaktarja e mbylljes së të gjitha vrimave të tjera. Vrimat e hundës na janë mbyllur prej pluhurave dhe ndryshimit të klimës, po ashtu edhe vrimat e veshëve nga niveli i lartë i zhurmave, sidomos ato të diskotekave dhe klubeve të mbushura plot më të rinj. Vrimat e syve gjithashtu na zihen çdo ditë nga rinia që bredh rrugëve dhe e përkthen në terren sipas mënyrës së saj “vrimën e Ozonit”. Po edhe me jashtëqitjen njerëzit kanë problem, sepse vrima e ozonit ka bërë të vetën me produktet bujqësore të mbingarkuara me rreze të dëmshme. Ka shpëtuar pa u mbyllur vetëm një vrimë. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për vrimën që ndoshta i shkon ndërmend Ritës, por për një vrimë tjetër.Bëhet fjalë për vrimën në mendjen e shqiptarëve. Ajo sa vjen dhe zgjerohet prej përdhunimeve të dhunshme dhe në të gjitha pozicionet e Kamasutrës që i bëhet në mëngjes dhe në mbrëmje, lart dhe poshtë, majtas dhe djathtas, nga media, televizioni, politika, psikologët, seksologët, artsitët, analistët etj. Që të gjithë kanë mënyrën e tyre të përdorimit të kësaj vrime. Vrima në mendjen e shqiptareve është lehtësisht e mbërritshme dhe të fal kënaqësi të pafund, sidomos për ata që i kanë konsumuar të gjitha vrimat e tjera të këtij populli, që hërë pas here i duhet të shrihet në shtrat dhe ndërrojë dashnorët që kanë dëshirë tia prishin virgjërinë. Bësoj se edhe Rita kësaj vrime ka dëshirë ti hipi, ta lëpijë dhe ta ledhatojë, e bashkë me të edhe paneli i ndëruar.
Besoj ta kam gjejtur vrimën për të cilën bën fjalë Rita, edhe pse ende kam frikën se Rita në librin tjetër do të gjëjë një tjetër vrimë. Dikush mund të thotë me dashamirësi, hoxhë mos u merr me vrimat e Ritës, sepse sa hërë që mbyll një vrimë ajo hap një tjetër. Por edhe kësaj ia kam gjetur përgjigjen. Kur idhujtarët ua sollën në majë të hundës sahabeve në luftën e Bedrit, këta të fundit nga vrima i shanë dhe vrimëverdhë u thanë.
Ndosha i bëra reklamë falas librit të Ritës, por nami lë të bëhet, sepse ky popull asnjëherë nuk është paguar për punën e bërë, madje te jep dhe çmim.”

TË NGJAJSHME