Gepardët, të rrezikuar nga zhdukja

LONDËR (AA) – Gepardit të shpejtë dhe elegant i kanoset zhdukja, tregon studimi më i ri mbi zvogëlimin e këtij lloji të kafshëve të egra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në studimin e Shoqërisë Zoologjike të Londrës vlerësohet se në botën e egër kanë mbetur vetëm 7.100 gjitarë më të shpejtë në botë dhe se janë të rrezikuar meqë jetojnë jashtë zonave mbrojtëse dhe gjithnjë e më shpesh vijnë në kontakt me njerëzit.

“Studimet tona tregojnë se zona e madhe e cila gepardëve u nevojitet për jetesë normale, shumëzuar me vargun e rreziqeve me të cilat ekspozohen kafshët në botën e egër, do të thotë se gepardët përballen me shfarosje disa herë më tepër se sa mendohej më herët”, tha mjekja Sarah Durant nga Shoqëria Zoologjike në Londër.