Në mesin e tetë hafizëve të rinj të Kur’anit, të cilët kanë mbrojtur me sukses memorizimin e Kur’anit para Komisionit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, është edhe Selma Myrta nga Gjakova.
Selma mësimin e Kur’anit e filloi në Amman ku i mësoi 7 xhuze dhe texhvidin. Më 13. 09. 2018 ka filluar Programin e hifzit në Institutin e Hifzit “Rabia Hatun” në Prizren, ndërkohë që mësimet i vijon në Shkollën e Mesme të mjekësisë.
Lusim Allahun që hafizes së re t’i jep suksese në jetë, t’ia mundësoj ruajtjen e Kur’anit dhe promovimin e mësimeve të tij!