Rtv Pendimi
Shëndetësi

Gjashtë simptoma të papritura të cilat mund të tregojnë kancerin e mushkërive

Kanceri i mushkërive është njëri ndër të cilët brenda vitit merr më së shumti jetë

Shkaqet që mund të çojnë në kancerin e mushkërive janë shumë, dhe ne i njohim pothuajse të gjithë: ajrin e ndotur, tymin, kimikatet e kështu me radhë.

Përveç simptomave të zakonshme, ekzistojnë edhe ato më të vogla për të cilat nuk do të kishit mundur kurrë të mendonit që do të mund të tregonin sëmundjen e tillë të rëndë.

Shenjat e mundshme përfshijnë këto si vijon:

1. Ënjtja e qafës dhe e fytyrës: Mund të tregojnë tumorin në mushkëri i cili shkakton presion dhe vështirëson qarkullimin e gjakut.

2. Majat e trashura dhe të rrumbullakuara të gishtave dhe thonjve.

3. Dhembja e kryqeve dhe e kërdhokullave. Kjo dhembje mund të tregojë që kanceri i mushkërive është përhapur në kocka.

4. Kolla e cila nuk pushon: Kolla e cila nuk tërhiqet më shumë se dy deri në tri javë duhet të verifikohet.

5. Lodhja kronike: Lodhja e cila nuk pushon as pas gjumit të mirë apo të kafesë së fortë mund të jetë simptomë e sëmundjes së rrezikshme, ndërkaq rezultat janë kimikaliet të cilat në gjake lirojnë tumorin.

6. Niveli i lartë i kalciumit në gjak: Kanceri mund të shkaktojë lirimin e kalciumit nga kockat në gjak.

Ndër simptomat e kancerit të mushkërive ka edhe dhimbje koke dhe dhimbje kockash, veçanërisht nëse ato janë të forta.

Shqetësohuni edhe nëse keni rënë në masë të muskujve, humbje të oreksit dhe kujtesës, sekrecione të bollshme të mukusit, me ngjyrë të ndryshme nga normale.

Sigurisht, e përsërisim, vuajtja nga këto simptoma nuk do të thotë se po vuani nga kanceri: shumë prej tyre mund të thonë diçka tjetër.

Por është gjithmonë mirë që të jeni nën kontroll dhe të mos nënvlerësoni asgjë: parandalimi mund t’ju shpëtojë jetën shumë më tepër sesa kujdesi.

Të ngjajshme

Këto janë ushqimet që personat me artrit nuk duhet kurrsesi t’i konsumojnë

Kushtrim Guraj

Assesi mos hani lakra turshi nëse vuani nga këto sëmundje! Mos luani me shëndetin!

Urim Isma

Benefitet e përdorimit të limonit

Kushtrim Guraj

Bukë e bardhë, e zezë apo integrale, cila është më e shëndetshme?

Urim Isma

Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës dhe si ta ndaloni këtë shprehi?

Urim Isma

Specat djegës ruajnë zemrën

Urim Isma

Duart dhe këmbët ju janë të ftohta, ndërsa nuk keni probleme me qarkullimin e gjakut! Është e mundshme që vuani nga këto sëmundje!

Urim Isma

Përse fëmijët duhet të pinë qumësht shumë të yndyrshëm

Urim Isma

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën si të shërojnë verbërinë

Urim Isma