Rtv Pendimi

GJËJA MË E ÇUDITSHME TE NJERËZIT

Një njeri i urtë u pyet: Cila është gjëja më e çuditshme te njeriu?
U përgjigj:
Njerëzit mërziten dhe lodhen nga fëmijëria dhe shpejtojnë të rriten dhe pastaj shpresojnë të kthehen përsëri në periudhën e fëmijërisë.
E humbin shëndetin e tyre për të mbledhur pasuri, pastaj e shpenzojnë pasurinë për ta kthyer shëndetin e tyre.
Mendojnë për të ardhmen të merakosur dhe e harrojnë të tashmen e në fund nuk e jetojnë as të tashmen e as të ardhmen.
Jetojnë sikurse nuk do të vdesin asnjëherë dhe vdesin sikurse të mos kishin jetuar asnjëherë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME