Gjellë me perime

Përbërësit
– 600 gr tul mish qengji
– 50 gr pancet
– 3 karota
– 4 qepe te njoma
– 200 gr bizele
– 200 gr patate
– 400 gr domate
– 2 tufëza borzilok
– 5dl lëng vegjetal
– miell
– vaj ulliri
– kripe, piper
Përgatitja
Qëroni karotat dhe pritini ne rrathë, lani patatet pa i qëruar dhe pritini ne katër pjese. Pastroni qepet dhe pritini ne rrathë te vegjël. Vini mishin ne një ene dhe shtoni 2-3 luge miell përziejini mire. Pritni panceten ne copa te vogla dhe skuqini ne një ene me pak vaj. Me pas shtoni mishin e qengjit dhe skuqeni derisa te marre ngjyre, bashkoni patatet, karotat, domatet e prera rregulloni me kripe dhe piper dhe shtoni me pas lëngun vegjetal. Mbuloni me kapak dhe vazhdoni gatimin me zjarre te vogël për 30 minuta. Me pas shtoni dhe bizelet bashke me qepet dhe vazhdoni përsëri gatimin për 20-25 minuta shtoni borzilokun e grire dhe me pas shërbejeni te ngrohte.