Rtv Pendimi

Gjellë pule me miell misri

Përbërësit

PËR 6 PERSONA
1 pulë
2 kokë qepë
2 domate
1 kubë supë pule
2 lugë gjelle miell misri
4 lugë vaj
2.5 gota ujë
kripë
vegete

Hapat

1 Së pari pastrojmë pulen, largojmë lekurën prej saj dhe e coptojmë në katrorë të vegjël
2 Pataj coptojmë qepët dhe domatet, marim tiganin vendosim vaj në të dhe i fërgojmë së bashku, vendosim kripë dhe vegetë sipas shijes
3 I fërgojmë për 2 minuta, dhe shtojmë copët e prera te mishit të pules
4 Marim kuben e supes së pules, e miksojmë me 2 gota ujë, dhe e shtojmë në tigan
5 Tiganin e mbulojmë me kapak dhe e lëm të ziej masa për 30 minuta
6 Pastaj marim miellin e misrit dhe e përziejmë me një filxhan ujë, dhe e hudhim në tigan dhe masën e lëm të ziej edhe per 30 minuta të tjerë
7 E lehtë dhe e shijshme për një darkë familjare

TË NGJAJSHME