Rtv Pendimi

GJEOGRAFIA E SHTETEVE ISLAME[1]

Gjeografia e shteteve islame përfshin të gjitha shtetet anëtare të OBI – t. Në këtë studim kohë pas kohe janë përfshirë edhe shtetet të cilat, kanë status vëzhgues, si dhe shtetet të cilat nuk janë anëtare të OBI – t, mirëpo kanë përqindje të madhe të popullsisë myslimane (Sahara Perëndimore, Kosova, Tanzania etj.)

Punimi i është ndarë në katër kapituj. Në kapitullin e parë, janë trajtuar: 1. Pozita gjeografike, 2. Shtetet e Botës islame, 3. Historia e krijimit të shteteve Botës islame,                    4. Organizatat tjera të shteteve të Botës islame;

kapitullin e dytë, janë trajtuar karakteristikat fiziko – gjeografike dhe resurset natyrore:   1. Relievi, 2. Klima, 3. Ujërat, 4. Bota bimore dhe shtazore, 5 . Resurset natyrore.

kapitullin e tretë, janë trajtuar karakteristikat demografike: 1. Numri i popullsisë            2. Migrimet, 3. Lindshmëria  4. Vdekshmëria. dhe 5. Infrastruktura.

kapitullin e katërt,  janë trajtuar: 1 Ekonomia, 2. Infrastruktura dhe shërbimet.

Pozitës gjeografike

Organizata për Bashkëpunim Islamik – OBI (Shtetet e Botës Islame), është organizata e dytë më e madhe ndër – qeveritare pas Kombeve të Bashkuara, në të cilën janë të anëtarësuara 57 shtete që shtrihen në katër kontinente, në Azi, Afrikë, Evropë, dhe Amerikën Latine. Shumica dërrmuese e ndodhën në dy kontinente: Afrikë dhe Azi.[2]

Bazuar në hartën nr. 1, shihet se në kontinentin e Afrikës ndodhën 27 shtete apo 47,37 %, në Azi ndodhën 27 shtete apo 47,37 %, në Amerikën Latine 2 shtete apo 3,51 % si dhe ne Evropë 1 shtet apo 1,75 %.

Në aspektin e rajoneve gjeografike, shtete e OBI – t shtrihen: në Afrikën Veriore (6 shtete apo 10,53 %), Afrikën Perëndimore (13 shtete apo 22,81 %), Afrikën Qendrore (3 shtete apo 5,26 %), Afrikën Lindore (5 shtete apo 8,77 %),  Azinë Juglindore (3 shtete apo 5,26 %), Azinë Jugore (5 shtete apo 8,77 %), Azinë Jugperëndimore (14 shtete apo 24,57 %), Azinë Qendrore (5 shtete apo 8,77 %), Amerikën Jugore (2 shtete apo 3,51 %) dhe Evropën Jugore (1 shtet apo 1,75 %).

Sipërfaqja e OBI – t, përfshin 29.091.707 km2 ose përafërsisht ¼ e sipërfaqes kontinentale të botës, e cila ka afërsisht 149 milionë km2. Numri i banorëve të Shteteve OBI – t arrin në 1.614 miliard, që përbën 22.9 % të numrit të përgjithshëm të botës prej 7.058 miliard (viti 2012). Shih tabelën nr. 1

Bazuar në hartën politike të Botës, shtetet OBI – t shtrihen në të dy gjerësitë dhe në të dy gjatësitë gjeografike. Shtetet OBI – t shtrihen midis 56,40 të gjerësisë gjeografike veriore (Kazakistan) e 26,80 të gjerësisë gjeografike jugore (Mozambik) dhe 61,10 (Guajana) të gjatësisë perëndimore e 140,540 (Indonezi) të gjatësisë gjeografike lindore. Pjesa më e madhe e OBI – t ndodhet në hemisferën veriore. Po ashtu pjesa më e madhe e OBI – t është në gjatësinë gjeografike lindore.[3]

Shtetet e OBI – t, kanë pozitë të përshtatshme gjeografike këtë pozitë më së miri ja mundëson shtrirja gjeografike në katër kontinente, shumica e shteteve shtrihen në qendër të globit tokësor, siç janë shtetet në: Afrikën Veriore, Afrikën Perëndimore, Afrikën Lindore, Azinë Jugperëndimore, Azinë qendrore dhe Evropa Jugore. [4]

Në hapësirën e OBI – t ndodhën edhe ngushticat më të rëndësishme që shërbejnë si ura lidhëse mesë kontinenteve, si dhe nëpër këto ngushtica kalojnë rrugë të rëndësishme detare. Ngushticat e rëndësishme që ndodhën në hapësirën e OBI – t janë: 1. Ngushtica e Gjibraltarit,  2. Ngushtica e Dardaneleve, 3. Ngushtica e Bosforit, 4. Kanali Suezit (është kanal jo natyral, por i hapur nga njeriut, për te bashkuar Detin Mesdhe me Oqeanin Indian si rrugë më e afër për në Indi.) 5. Ngushtica e Otrantos etj. Gjithashtu hapësira e OBI – t, ka dalje në tre nga katër oqeanet sa ka gjithsej planeti i Tokës (Oqeani Atlantik, Indian, Paqësor) dhe një numër të madh detesh.[5]

Kjo pozitë gjeografike ja ka mundësuar hapësirës së OBI – t, që nëpër këtë hapësirë të kalojnë rrugët e rëndësishme botërore, detare e ajrore. Kjo pozitë e përshtatshme ndikon që këtu të realizohen të ardhura të mira që i bëhen trafikut botëror. [6]

HARTA 1. Shtetet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik (http://en.wikipedia.org/wiki/File:OIC_map.png)

)

Shtetet e botës islame (Organizatës për Bashkëpunim Islamik – OBI)

Organizata synon që të jetë zëri i përbashkët i botës islame, e cila i mbron interesat e saj dhe siguron që progresi i mirëqenies së vendeve anëtare të vazhdojë në një atmosferë të paqes ndërkombëtare. [7]

OBI është themeluar më 25 shtator 1969, gjatë samitit që u mbajt në Mbretërinë e Marokut. Mbajtja e samitit ishte si rezultat i zjarrvenisë së Xhamisë së shenjtë Al – Aksa, që ndodhët në Jerusalem i cili sot ndodhët i pushtuar  nga Izraeli. Prej themelimit deri më sot numri i shteteve është rritur nga 25 shtete themeluese në 57 shtete anëtare sa ka sot organizata. Nevoja për themelimin e një organizate të tillë lindi si pasojë e rrethanave të krijuara pas luftës së parë botërore ku u shkatërrua edhe Kalifati (me shuarjen e Perandorisë Osmane që pasoi krijimin e shtetit të Turqisë), situata u rëndua pas humbjes së luftës 6 ditore në vitin 1967  të shteteve islame nga Izraeli. Kjo organizatë ka themeluar kartën e vet të të drejtave të njeriut, e njohur si Deklarata e Kajros mbi të drejtat e njeriut në Islam.[8]

Gjuhët zyrtare e OBI – t; janë: gjuha arabegjuha angleze dhe gjuha frënge. Selia e organizatës ndodhet në qytetin Xheda të Arabisë Saudite. OBI ka një delegacion permanent në Kombet e Bashkuara. Kjo organizatë paraqitet si përfaqësuese e përgjithshme e botëkuptimeve islame në botë. [9]

 Siç u cek edhe më lartë OBI, ka gjithsej 57 shtete. Në kontinentin e Afrikës ndodhën 27, në Azi ndodhën 27 shtete, në Amerikën Latine 2 si dhe ne Evropë 1 shtet.

Shtetet që ndodhën në kontinentin e Afrikës janë: 1. Uganda, 2. Benini, 3. Burkina Faso, 4. Çadi, 5. Tunizia, 6. Algjeria, 7. Ishujt e Bregut të Fildishtë (përfaqësohen nga flamuri i Bregut të Fildishtë), 8. Xhibuti, 9. Senegali, 10. Sudani (më 9 korrik Sudanit i ndahet Sudani jugor më shumicë të popullsisë krishtere katolike), 11. Siera Leone, 12. Somalia, 13. Togo, 14. Gaboni, 15. Gambia, 16. Guineja, 17. Guineja Bisao, 18. Kameruni, 19. Libia, 20. Mali, 21. Egjipti, 22. Maroku, 23. Muaritania, 24. Mozambiku, 25. Najgeri, 26. Nigeria, 27. Ishujt Komore.

Shtetet që ndodhën në kontinentin e Azisë janë: 1. Azerbajxhani, 2. Jordania, 3. Uzbekistani, 4. Afganistani, 5. Emiratet e Bashkuara Arabe, 6. Indonezia, 7. Irani, 8. Pakistani, 9. Bahrejni, 10. Brunei, 11. Bangladeshi, 12. Turqia, 13. Turkmenistani, 14. Arabia Saudite, 15. Siria, 16. Taxhikistani, 17. Iraku, 18. Omani, 19. Palestina, 20. Kirgistani, 21. Katari, 22. Kazakistani, 23. Kuvajti, 24. Libani, 25. Maldivi, 26. Malezia 27. Jemeni.

Shtetet që ndodhën në kontinentin e Azisë janë: 1. Surinami 2. Guajana.

Shteti që ndodhën në kontinentin e Evropës është 1. Shqipëria.

Përveç shteteve anëtare në OBI janë edhe 5 shtete të cilat nuk janë anëtare të kësaj organizate, mirëpo kanë status vëzhgues. Gjatë punimeve të kësaj Organizate këto 5 shtete nuk kanë drejt vote në vendimmarrje.

Shtetet Vëzhguese të Organizatës për Bashkëpunim Islamike janë: 1. Rusia, 2. Republika Afrikës Qendrore, 3. Tajlanda, 4. Bosnja dhe Hercegovina, 5. Qipro Veriore.[10]

Për shkak të luftës civile e cila shpërtheu në Siri në vitin 2011 për ta larguar nga pushteti Bashar Al Asadin, OBI ka suspenduar Sirinë nga organizata. [11]

Dy shtete tentojnë të anëtarësohen në OBI, mirëpo për shkaqe politike me anëtarët e organizatës këto shtete pengohen të anëtarësohen. Shtetet qe pengohen të anëtarësohen në OBI, janë: 1. India dhe 2. Pakistani.

India shteti i 3 – të më popullsi myslimane në Botë, ka kërkuar nga OBI që të jetë pjesë e kësaj organizate si shtet më status vëzhgues. Kandidatura e Indisë është përkrahur nga disa shtete anëtare të OBI – t, duke përfshirë edhe Arabin Saudite. Pakistani shtet fqinjë i Indisë ka kundërshtuar dhe bllokuar kandidaturën e Indisë duke e kërcënuar OBI – n, nëse India anëtarësohet në OBI, Pakistani do ta bojkotoj organizatën. Ministria e punëve të jashtme e Pakistanit, e argumentoi bllokimin e kandidaturës së Indisë në OBI, se është kundër rregullores së OBI – t, sipas të cilës rregullore një shtet i cili është në konflikt me një shtet anëtar të OBI – t, nuk mund të jetë kandidat për anëtarësim në OBI.[12]

Qeveria e Filipineve në vitin 2008 ka kërkuar ti jepet statusi i shtetit vëzhgues në OBI. Kërkesa e qeveris së Filipineve është kundërshtuar nga Fronti Çlirimtar Kobtar “Moro”.[13] Fronti Çlirimtar Kobtar “Moro”, është një organizatë politike e themeluar në vitin 1969, që lufton për të arritur pavarësinë e regjionit Bangsamoro nga Filipinet.[14] Fronti Çlirimtar Kobtar “Moro”, prej vitit 1977 ka statusin e anëtarit vëzhgues në OBI dhe e kundërshton anëtarësimin e Filipineve si anëtar vëzhgues me pretekstin se anëtarësimi i Filipineve është i pa nevojshëm.[15]

Për tu bashkuar OBI – t kane kërkuar edhe disa shtete tjera të cilat shumicën e popullsisë e kanë jo myslimane.

Shtetet të cilat kanë kërkuar për tu anëtarësuar në OBI janë: 1. Republika Afrikës Qendrore, është shtet anëtar më status vëzhgues në OBI, në vitin 2002 ka kërkuar për tu bërë anëtare me status të plot në OBI; 2.  Ishujt Maritanus, në vitin 2002 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI;  3. Brazili në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 4. Serbia në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI;                   5. Republika Demokratike e Kongos në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI dhe në vitin 2011 ka kërkuar bërë tu bërë anëtare më status të plot në OBI;          6. Nepali në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 7. Shri Lanka në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 8. Bjellorusia në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 9. Kenia në vitin 2011 ka kërkuar për tu bërë anëtare më status të plotë në OBI; 10. Republika Popullore e Kinës në vitin 2012 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI.[16]

Disa shtete edhe pse kanë përqindje të madhe të popullsisë myslimane, nuk janë anëtare të OBI – t. Prej këtyre shteteve e vetmja Bosnja dhe Hercegovina ka status vëzhgues. Këto shtete janë: 1. Sahara Perëndimore – 99,6 % e popullsisë janë mysliman (ndodhet në Afrikën Perëndimore, në OKB ka statusin e shtetit vëzhgues), 2. Ishujt Mayotte – 98,8 % (këta ishuj ndodhen në Afrikën Lindore, janë koloni franceze që nga viti 1841. Ishujt Mayotte kanë 92 % të popullsisë me kombësi komoriane.[17]), 3. Bosnja dhe Hercegovina – 41,6 % (është anëtar më status vëzhgues në OBI),      4. Eritreja – 36,5 %, 5. Maqedonia – 34.9 %, 6. Etiopia 33,8 %, 7. Tanzania – 29,9 %, 8. Kosova me rreth 91,7 % (sipas regjistrimit të fundit të kryer në vitin 2001 sillet rreth 98 %), (nuk njihet si vend i pa varur nga të gjitha shtetet anëtare të OBI – t edhe pse është miratuar një rrezulut e cila ju benë thirrje shteteve anëtare qe nuk e kane njohur Kosovën që ta njohin si shtet te pa varur). Nga  ana tjetër disa shtete kanë përqindje shumë të vogël në krahasim më këto shtete qe nuk janë anëtare të OBI – t. Këto shtete janë anëtare të OBI – t me të drejta të plota. Shtetet që janë anëtare të OBI – t, mirëpo kanë përqindje të vogël të popullsisë myslimane janë: 1. Guajana – 7,2 %  e popullsisë janë mysliman, 2. Gaboni – 9,7 %, 3. Uganda – 12,0 %, 4. Togo – 12,2 %, 5. Surinami – 15,9 % dhe 6. Kameruni – 18,0 %. Këtyre shteteve për nga përqindja e popullsisë myslimane ja u kalon edhe disa shtete tjera të cilat njihen si shtete jo myslimane. Këto shtete janë: 1. Mauritanusi me 19,6 % të popullsisë myslimane, 2. Gana me 16.1 %, 3. Bullgaria me 13, 4 % dhe 4. Gjeorgjia me

Tabela 1. Disa të dhëna për Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik
  1. 5 %.[18]
Shteti Viti Sip. km2. [19] N. pop. Milion. 2012[20] % e Muslim

2010[21]

Shteti Viti Sip. km2 N. pop. Milion.

2012

% e Muslim 2010
Afganistan 1969 652.230 33.4 99.8 Liban 1969 10.452 4.3 59.7
Algjeri 1969 2.381.741 37.4 98.2 Libi 1969 1.759.540 6.5 96.6
Azerbajgjan 1991 86.600 9.3 98.4 Malajzi 1969 330.803 29.0 61.4
Arabia Saudit 1969 2.149.690 28.7 97.1 Ishujt Maldive 1976 300 0.3 98.4
Bahrehn 1970 765 1.3 81.2 Mali 1969 1.240.192 16.0 92.4
Bangladesh 1974 147.570 152.9 90.4 Mauritania 1969 1.025.520 3.6 99.2
Benin 1982 112.622 9.4 24.5 Marok 1969 446.550 32.6 99.9
Brunei 1984 5.765 0.4 51.9 Mozambik 1994 801.590 23.7 22.8
Burkina Faso 1975 272.967 17.5 58.9 Niger 1969 1.267.000 16.3 98.3
Bregu i Fildisht 2001 322.463 20.6 36.9 Nigeria 1986 923.768 170.1 47.9
Çad 1969 1.284.000 11.8 55.7 Oman 1970 309.500 3.1 87.7
E. B. Arabe 1970 83.600 8.1 76.0 Pakistan 1969 881.912 180.4 96.4
Egjipt 1969 1.002.000 82.3 94.7 Palestina 1969 6.220 4.3 97.5
Gabon 1974 267.668 1.6 9.7 Senegali 1969 196.722 13.1 95.9
Gambia 1974 11.295 1.8 95.3 Siera Leon 1972 71.740 6.1 71.5
Guinea 1969 245.857 11.5 84.2 Somalia 1969 637.657 10.1 98.6
Guinea  Bissau 1974 36.125 1.6 42.8 Sudan 1969 1.861.484 33.5 71.4
Guajana 1998 214.969 0.8 7.2 Surinam 1996 163.820 0.5 15.9
Indonezi 1969 1.904.569 241.0 88.1 Siria 1970 185.180 22.5 92.8
Iran 1969 1.648.195 78.9 99.6 Shqipëri 1992 28.748 2.8 82.1
Irak 1976 438.317 33.7 98.9 Tagjakistan 1992 143.100 7.1 99.0
Ishujt Komore 1976 1.862 0.8 98.3 Togo 1997 56.785 6.0 12.2
Jemeni 1986 527.968 25.6 99.0 Tunizia 1969 163.610 10.8 99.8
Jordan 1969 89.342 6.3 98.8 Turkmenistan 1992 488.100 5.2 93.3
Kameruni 1975 475.442 20.9 18.0 Turqia 1969 783.562 74.9 98.6
Katar 1970 11.586 1.9 77.5 Uganda 1974 241.550 35.6 12.0
Kazakistan 1995 2.724.900 16.8 56.4 Uybeksitan 1995 447,400 29.8 96.5
Kuvajt 1969 17.818 2.9 86.4 Xhibut 1978 23.200 0.9 97.0
Kirgistan 1992 199.951 5.7 88.8 Gjithsej   29.091.707 1.614 miliard

Shteti me sipërfaqe më të madhe në OBI, është Kazakistani (2.724.900 km2), që është i 9 – ti në botë për nga sipërfaqja; pasojnë: Algjeria (2.381.741 km2), dhe Arabia Saudite (2.149.690 km2). Ndërkaq, shtetet me sipërfaqe më të vogël janë Maldivi (300 km2); pasojnë: Bahrejni (765 km2) dhe Ishujt Komore (1.862 km2).

Indonezia është shteti islam që ka më së shumti banorë (afro 241.0 milionë banorë), pason Pakistani (afro 180.4 milionë banorë) dhe Bangladeshi (152.9 milionë banorë). Vetëm këto tri shtete përbejnë 34,5 % të numri të gjithmbarshëm të banorëve të OBI – it. Ishujt Maldive është shteti me numër më të vogël të banorëve (afro 300.000 banorë); pasojnë: Brunei (400.000 banorë), Ishujt Komore dhe Guajana me nga (800.000 banorë). Shteti më më pak përqindje të popullsisë myslimane është Guajana me 7,2 % të popullsisë. Shih tabelën 1

Literatura

  1. Meleqi, GJEOGRAFIA REGJIONALE – I (Evropa), Prishtinë 2008, (Dispenc)
  2. Meleqi, GJEOGRAFIA REGJIONALE – II (KONTINENTET JASHTË EVROPËS), Prishtinë 2008, (Dispenc)
  3. ATLAS GJEOGRAFIK , TRIMAKS, Shkup 2008,
  4. Population Reference Bureau, 2012 World Population Data Sheet (Most Populous Countries, 2012 and 2050)
  5. http://features.pewforum.org/muslim-population/
  6. http://www.oic-oci.org
  7. http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_and_dependencies_by_area
  8. http://en.wikipedia.org/wiki/Moro_National_Liberation_Front
  9. http://en.wikipedia.org/wiki/Member_states_of_the_Organisation_of_Islamic_Cooperation
  10. https://en.wikipedia.org/wiki/Mayotte#cite_note-1

Vazhdon me: Historia e krijimit të shteteve Botës islame, Organizatat tjera të shteteve të Botës islame.

[1] Më shtetet islame kemi përfshi të gjitha shtetet Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI)

[2]  http://www.oic-oci.org

[3] Marrë dhe përpunuar nga Literatura dhe hartat gjeografike nga Autori

[4] Po aty

[5] Po aty

[6] Po aty

[7] http://www.oic-oci.org

[8] http://www.oic-oci.org

[9] Po aty

[10] Po aty

[11] Po aty

[12] http://en.wikipedia.org/wiki/Member_states_of_the_Organisation_of_Islamic_Cooperation

[13] Po aty

[14] http://en.wikipedia.org/wiki/Moro_National_Liberation_Front

[15] http://en.wikipedia.org/wiki/Member_states_of_the_Organisation_of_Islamic_Cooperation

[16] Po aty

[17] https://en.wikipedia.org/wiki/Mayotte#cite_note-1

[18] http://features.pewforum.org/muslim-population/

[19] Population Reference Bureau, 2012 World Population Data Sheet (Most Populous Countries, 2012 and 2050). faq. 6 – 9

[20] http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_and_dependencies_by_area

[21] http://features.pewforum.org/muslim-population/

M.sc Artan S. Mehmeti

TË NGJAJSHME